Ardian Dvorani pritet të kthehet si gjyqtari i Gjykatave të Apelit, fill pas shkarkimit dhe konstatimit të mbarimit të mandatit si kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka bërë të ditur sot se Dvorani duhet të zgjedhë mes 6 pozicioneve të punës në Gjykatat e Apelit në vend, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
“Pas diskutimeve, Këshilli vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë.
Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë 28.07.2020, njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme:
Gjykata e Apelit Tiranë,
Gjykata e Apelit Administrativ,
Gjykata e Apelit Durrës,
Gjykata e Apelit Korçë,
Gjykata e Apelit Gjirokastër,
Gjykata e Apelit Shkodër”, thekson KLGJ.
(TemA)
Duhet te kishe vjedhur si shume te tjere qe mos te pranoje asnjerin nga pozicionet e ofruara .
Te kishe marre lejen e lindjes .
Po pse faji i Dvoranit qe i duhet Elites Komuniste ne pushtet?
Po pse faji i Dvoranit qe eshte e korruptuar drejtesia?
=
shqiptarit te shkrete i hodhen nje kocke dhe harroi gjithshka tjeter…