“Vendi i Netanyahut është në Hagë”/ Zyra e kryeministrit izraelit i përgjigjet Mamdanit: Të merret me problemet e Nju Jorkut

20 Korrik 2026, 08:00Bota TEMA
“Vendi i Netanyahut është në Hagë”/ Zyra e

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka dënuar deklaratat e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili foli për mundësinë e arrestimit të Netanyahut nëse ai udhëton në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një reagim të publikuar në platformën X, zyra e Netanyahut tha se Mamdani duhet të përqendrohet te problemet e qytetit dhe jo te sulmet ndaj udhëheqësit izraelit.

“Z. Mamdani duhet të përqendrohet në riparimin e dëmit që politikat e tij po shkaktojnë në Nju Jork”, thuhej në deklaratë. Sipas zyrës së kryeministrit, kryebashkiaku i ri po përpiqet të largojë vëmendjen nga politikat e tij duke sulmuar “udhëheqësin e shtetit hebre, demokracisë së vetme në Lindjen e Mesme”.

Reagimi erdhi pas një interviste të Mamdanit për New York Times, ku ai deklaroi se “vendi i Netanyahut është në Hagë”, duke iu referuar urdhër-arrestit të lëshuar ndaj kryeministrit izraelit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Mamdani tha se Netanyahu është “një kriminel lufte për të cilin është lëshuar një urdhër arresti”, ndërsa shtoi se ende nuk e kishte të qartë nëse kishte autoritet ligjor për të arrestuar një lider të huaj në Nju Jork.

“Ne do të bëjmë atë që më lejon ligji të bëj në Nju Jork”, u shpreh ai.

2 Komente

  1. d
    daja

    po mirë more pallë ne kujtojmë se ka idiotë vetëm tek ne po ti qenka kokrra debilit të fliska goja para mendjes

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turq e Gerrk, una faccia una razza

      Netanjahu eshte penicilina kunder islamizmit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje