OBSH shuan shpresat: Vaksina e koronavirusit nuk do të jetë gati këtë vit

23 Korrik 2020, 19:05Sociale TEMA

Shpresat për një vaksinë për koronavirusin gjatë këtij viti janë shuar nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH, tha se vaksina nuk duhet pritur para vitit 2021.

Ai theksoi se disa vaksina janë në fazën e tretë të testimit dhe asnjëra prej tyre nuk ka dështuar deri tani përsa i përket sigurisë dhe aftësisë për të gjeneruar imunitet.

“Po bëjmë progres, por që të jemi realistë, vaksina duhet pritur në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Duhet të jemi të drejtë me vaksinën sepse është një e mirë globale.

Vaksinat nuk janë për të pasurit dhe nuk janë për të varfërit. Vaksinat janë për të gjithë”, tha Ryan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje