Këngëtari shqiptar: Turp i Zotit të ankohemi ne për lekë dhe që s’kemi punë, kur ka plot të varfër

23 Korrik 2020, 19:14Sociale TEMA

Ermal Fejzullahu është përfshirë në debatin që ka shpërthyer këto ditët e fundit pas ndalimit të muzikës nga qeveria.

Pati reagime të shumta nga ana e mjaft këngëtarëve që ankohen se kështu, po mbeten pa punë.

Por në një intervistë, Ermali tha se gjendja e tyre nuk është kaq  e keqe, sidomos po te mendosh njerezit e varfer.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë.

Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata.

Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, është shprehur ai.

Ermali njihet për natyrën e tij bamirësisë, dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, dha 100 mijë euro për familjet e prekura.

2 komente në “Këngëtari shqiptar: Turp i Zotit të ankohemi ne për lekë dhe që s’kemi punë, kur ka plot të varfër”

  1. Puntori says:

    Te lumt ermal djali i ke turperu te gjith ata koleg plera ….si sander lesh gjoka apo elton bubuzhel deda……respekte per ju njeri i mir

  2. Shefki says:

    Me ket gjest humanitar Ermali ni mnyr ja ka pagua shtetit TAksat
    Po ku jan te tjeret Kengetar-e
    Te lumt Ermal je i mrekullueshem pra kur mendon per popullin e Atedheun

    Shefki Mexhani SH B A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje