Ambasada gjermane në Tiranë njofton se do të rihapë zyrën e vizave duke filluar nga dita e hënë, datë 27 korrik.
“Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen.
Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri”, sqaron ambasada përmes një njoftimi të shkurtër në faqen e saj zyrtare.
Ambasada njoftoi më 20 korrik mbylljen pa afat të kësaj zyre për shkak të prekjes nga koronavirusi, pa dhënë më shumë detaje. (TemA)
Ku je bre Nikoll Leshi!Kjo eshte nje mbeshtetje e hapur per qeverine Rama!Nje shenje e qarte e mbeshtetjes pa asnje rezerve drejt BE-se!Nikolle bytha beji te fala Like floririt!Sdo mend qe se kundershton dot,se kur u mbyll ambasada the qe u mbyll si shenje refuzimi ndaj qeverise,tani meqe u hap,u hap si mbeshtetje ndaj saj.
Të ishte Gjermania e dashur ose më njerzore që nga koha mustaqemiut, vëndi yn do ishte si Norvegjia që prej vitit 1990., por gjithmon gjenin arsye të na pengonin.