Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe vështirësive që sollën muajte fundit, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë,kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe nderimit të personaliteteve,të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin. Nga sot, një ndër rrugët e rëndësishme të Tiranës do të mbajë emrin “Gani Luzi”, nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme: i Uzinës “Tirana”, Fabrikëssë Llullave, ndërmarrjessë prodhimit të Çadrave etj.,ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar.
“Është një ditë jashtëzakonisht e veçantë sepse po nderojmë një tirons me taban, një familje me ‘rrënjë’, që i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm qytetit tonë. Sot nuk emërtojmë thjesht një rrugënë zemër të Tiranës me emrin “Gani Luzi”, por është edhe një mundësi për të kujtuar një figurë historike, e cila u bë sinonim i tëgjitha ndërmarrjeve që drejtoi. Kur njerëzit thoshin është ndërmarrja e Gani Luzit, nuk është se nuk e dinin që ajo ishte ndërmarrja e Artistikes, e Metalikes apoe Drurit, por sepse njeriu ishte bërë sinonim i punës. Çka do të thotë se nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i mirë e punëtor dhe nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i drejtë dhe bamirës”, thakryetari Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se Gani Luzi ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi dhe model edhe për brezat e rinj. “Për gjeneratën e prindërve tanë, emri i Gani Luzit ishte personifikimi i njeriut të drejtë, të mirë dhe bamirës. Jamshumë krenar që emrin e tijia japim një rruge në zemër të Tiranës, përt’i kujtuar çdo kalimtari, të rinjve, që në këtë qytet kanë shkelur njerëz, të cilët në kushte të jashtëzakonshme kanë bërë punë të jashtëzakonshme. PërShqipërinë e atyre viteve të vështira, të sakrificës dhe vuajtjes, të skamjes dhe shtypjes, emri i Gani Luzit ka qenë gjithmonë burim frymëzimi”, vijoi ai.
Të pranishëm nëceremoninë e emërtimit të rrugës ishin edhe familjarë të Gani Luzit. Motra e tij e falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranëspër nderimin e tëvëllait.
Gani Luzi rrjedh nga një familje qytetare e Tiranës. Pas kontributit të tij të çmuar në Luftën Nacionalçlirimtare, duke luftuar deri në Mitrovicë kundër pushtuesit, nga viti 1949-1951 ka qenë përgjegjës i sektorit të drurit në kooperativën e artizanatit të Tiranës, më pas në vitet 1953 e deri në 1990 ka qenë drejtor i Artistikes “Migjeni”, i Ndërmarrjes së Prodhimit të Artizanatit nr.1 Tiranë. Ai ka punësuar me dhjetëra persona me aftësi të kufizuara dhe ishte nismëtar e realizues i stabilizimit me strehim, nëpërmjet banesave me punë vullnetare, të mbi 200 punonjësve të ndërmarrjeve ku ka punuar.
A more Rama qe na prishe teatrin!
ALbanistani i Rames dhe Veliajt/Metes, lol!
S`besoj ta kem gabim por Drejtor i Artistike Migjeni ne ate kohe ka qene Hamid Mezezi….
S`besoj ta kem gabim por Drejtor i Artistike Migjeni ne ate kohe ka qene Hamid Mezezi….Gani Luzi ka qene tek ndermarrja karshi Farmacise 10…
Bravo.
Ene Lemja me te shoqin kan punuar tek “Komsumi i Gjere” . Burri i Lemes, Nazmiu, punonte karrocier. Per ato qe s’e dine Lemja kishte i tuf kalamoj dy qe mbaj mend kan qene Taku dhe Moza. Moza ka punar si lavazhjere tek parku i autobuzave deri sa u mbyll. Edhe Ivi ka pas punu ke ” Konsumi i Gjere”. Ky hypte tek Skenderbeu dhe mbante fjalim deri sa e zbriste policia. Te gjith keteo antikapate i la pas ne bordero kjo ndermarje. Idea ishte qe te hanin edhe keta nje kafshat buke.
Erion Kovit -19 qe po ben llomoz gjithe Tiranen.