Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve kushtetuese.
Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se nenet në marrëveshjen e 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore nuk rihapen dhe janë të paprekshme.
Më tej numri 2 i PD shprehet se nëse opozita e bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100% të listave do të japë qëndrimin zyrtar nesër.
“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!
Reagimi i Gazment Bardhi vjen pak minuta pas takimit të kreut të Partisë Demokratike me tre ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman. Duket se tre diplomatët i kanë kërkuar Bashës që të rikthehet në Këshillin Politik dhe të bisedojnë për Reformën Zgjedhore.
Më herët sot Kuvendi votoi ndryshimet kushtetuese pa konsensusin e opozitës që shkaktuar një furtunë reagimesh dhe janë një këmbanë alarmi për një krizë të re më të thellë se ajo e vitit 2019, ku PD dhe LSI dogjën mandatet.
Po keta koqet nuk e njohin parlamentin,e quajne ilegjitim,apo kur Cecua nxjer bicakun legjitimohet?!
I modh plako . ???????????
Ne nuk e njohim njeri-tjetein.
Mos beje sikur nuk me njeh.
Une nuk te njoh, por te njoh une.
Te njoh kur dua une, Jo kur do ti.
Keshtu vepron opozita dhe pozita te ne
LUL “TRIMI” Gjithnje e me shume e verteton qe eshte Nje SumKapuç i Pakorigjueshem
Perse e vrisni mendjen, po deshen te ulen po nuk deshen ne te semes u qofte. Shqiptaret nuk do te lusin keto politikane te papergjegjshem, te cilet lane kuvendin per te cuar vendin ne kaos, por kishte celua bicak. Keto hajdute e kriminele nen drejtim e ustallareve berisha, meta, basha, mediu, etj., ne fakt e kane vendin ne rec e jo ne tryeza politike, pasi si politikane jane zero, keto jane vetem hajdute e kriminele.