Ulsi Manja: Nëse opozita e gjen këtë formulë, le t’i hapë listat 100%. KQZ nuk të pranon lista pa 30% kuota gjinore

30 Korrik 2020, 18:35Politika TEMA

Kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tha se opozita t’i hapë 100%, nuk e pengon askush, pasi është  parashikuar të hapen jo më pak se 2/3.

“Ajo që garanton kushtetuta me ndryshimet e sotme është që e drejta e votës parapëlqyese për hapjen e listave ka një dysheme. Pastaj nëse do të hapen 100% apo 75% kjo ngelet për t’u diskutuar.

Opozita t’i hapë 100%, nuk e pengon askush, ne e kemi parashikuar sepse do të hapet 2/3.

Kjo bëhet për të garantuar barazinë gjinore që është një standard kushtetues i arritur tashmë në vendin tonë.

Një nga risitë e 5 qershorit është që nëse nuk respektohet kuota me 30% ku një në 3 emra duhet të jenë femra, lista refuzohet nga KQZ.

Nëse opozita gjen formulë për ta garantuar këtë në Kodin Zgjedhor, le t’i hapë listat 100%.

Ne kemi thënë se vota parapëlqyese do të jepet jo më pak se 2/3 të listës sepse tek e gjitha ne duhet të garantojmë barazinë gjinore”, tha Manja.

3 komente në “Ulsi Manja: Nëse opozita e gjen këtë formulë, le t’i hapë listat 100%. KQZ nuk të pranon lista pa 30% kuota gjinore”

  1. Mira says:

    e pse 30%?
    neve ju nxjerrim nga vëra dhe ti na thua 30% ??

  2. Mira says:

    e pse 30%?
    neve ju nxjerrim nga vëra dhe ti na thua 30% ??!

  3. vlora says:

    Ka dhe menyra te tjera per barazine gjinore.ps KQZ ne fillim cakton kuoten gjinore nga femrat qe kane mare me shume vota e pastaj procedon per meshkujt.Tjeter kund fle lepuri .Nuk eshte e drejte qe ca te hyjne nga dera e ca nga dritarja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje