Ambasada amerikan në Tiranë ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 pro ndryshimet kushtetuese.
Në një deklaratë për median ambasada bën me dije se ndryshimet e sotme kushtetuese ishin në kompetencën e Parlamentit, dhe se është për të ardhur keq se këto ndryshime nuk u morën në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.
“Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik.
Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore.
Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.
Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.
Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve.
Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar” shkruan ambasada e SHBA-së. (TemA)
Dridhe Like Dridhe Like , me shendet Bajtjar
Nuk e di se sa do ti leverdisin PSse ndryshimet kushtetuese ne zgjedhjet e ardhshme, por ne ne keto momente kjo eshte nje fitore politike derrmuese ne favor te Rames.
Reforma zgjedhore ishte kusht i Europes. Lenia sic ishte e saj, ishte nje shantazh i maskuar i opozites berishiste dhe nje gur ne qafen e Shqiperise rruges se negociatave. Ndersa votimi i marrveshjes nga ana e Rames, ishte “konsensusi” me luge boshe qe i ofroje opozites.
Me ndryshimet kushtetuese Rama i ofroje Europes nje reforme te vertete te pakontestueshme nga ana e saj.
Berishizmi tribal ne grahmat e fundit qe mban peng opoziten, deshmoi qe pervec gjurulldise dhe gomarlleqeve, politikisht vlen zero. Me hir e me pahir noterizon vendimet e Rames, qe i ka kthyer ne kukulla teveqele te pushtetit te tij.
Edhe perendimoret ndihen te kenaqur, pasi arriten gjithcka kishin synim.
E para nje reforme zgjedhore radikale, qe me reformen ne Drejtesi nis procesin e pastrimit te kkukulla te 30 vjecar politik.
E dyta i dhane nje leksion te hidhur kujt mendon se mund te shantazhoje Perendimin, stabilitetin e vendit dhe fuqine e institucioneve si Parlamenti. Jashte sistemit jane thjesht kukulla te pushtetit, ndersa brenda sistemit duket qarte qe nuk mbijetojne dot politikisht.
Opozita berishiste nuk ka asnje strategji politike. Thjesht terhiqet zvarre nga Rama. Komplet depresive dhe shpellare i ben apel vetem dhunes dhe intrigave, por dhembet i kane rene, bien gjithmone ne gracken e Rames. E izoluar nderkombtarisht opozita tashme i sherben jo atyre pak zgjedhesve te saj qe i kishin mbetur te cilet i braktisi, por vetem Rames dhe politikave te ambasadoreve, thjesht si gomar cirku neper turin e shfaqeve te “demokracise” shqiptare.
Kur politikanet tane jane idiota, nuk ka si behet tjeter. Politikane te papergjegjshem qe kerkojne gjithcka dhe nuk japin asgje. Minoranca kerkon te behet Mbret kur i ka breket te rrezuara dhe te grisura. Ne politike nuk zbatohet ligji gjithcka ose asgje. Duhet te perfitosh dicka dhe te humbesh dicka. Terhiq dhe lesho ore gamore. Edhe gamori qe eshte gamor terhiqet dhe leshon pe. Por jo Lulua me shoket e tij vagabonda.