Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj sot.
Hajna është votuar pro nga 9 anëtarë. Ajo u propozua që të merrte drejtimin e BKH nga SPAK pas skualifikimit të tre rivalëve të mbetur në garë.
Për emërimin e saj ka reaguar edhe ambasadori Luigi Soreca i cili thotë se: Ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapacitetit të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin
Reagimi i Soreca
Pas rekomandimit nga SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar sot znj Aida Hajnaj në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (NBI) për një mandat pesë-vjeçar.
Ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapacitetit të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjes ëe reformës në drejtësi, siç kërkohet nga Këshilli Evropian që nga Marsi i kaluar kur vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë
Te shpresojme qe nuk do jesh edhe ti Si Ai i SPAK ut qe merret me te vdekur it dhe me katundare qe punojne gjithe diten per te siguruar buken e gojes Ndersa peshqve te medhenj u ruajne bo…