Rama i përgjigjet Bashës: Jo dëngla kërcënuese, puna duhet të fillojë nesër, kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë. S'na merrni peng me shantazhe

30 Korrik 2020, 14:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjehere pas deklarates se Bashes, duke paralajmeruar se me dengla kercenuese e shantazhe nuk merret peng mazhoranca.

Rama nenvizon se duhet te filloje puna qe neser dhe LBPD-Co duhet te ulet menjehere me PS dhe opoziten parlamentare per te punuar per ligjin zgjedhor!

REAGIMI I RAMES:

LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese!

Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:

1)Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t’u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!

2)Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur!

Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese!

S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes.

Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!

7 komente në “Rama i përgjigjet Bashës: Jo dëngla kërcënuese, puna duhet të fillojë nesër, kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë. S’na merrni peng me shantazhe”

  1. cipini says:

    O Lul Basha leri floket pa lyer te te duken thinjat se te japin fisnikeri dhe besim tek njerezit. Nuk te ka mbetur gje tani vetem te besh ca operacione plastike te dukesh me burreror dhe pak i eger, se ashtu mund te fitosh.

  2. Gezimi says:

    Shife kur te ndertoje cadren dhe te futet brenda si skuth Luli …. shpejt ne cader Lul , kesaj radhe ri nje vit , le tet luti Rama ti brenda , mos u dorzo ……..e pidh te semes cplera votojme , Lul skuthin , dhe ate kokbidonin qe shtriet ne shesh ne podiume duke bere shqipen , sa poshte kane rene , eh cben njeriu te mbroje gjen e vjedhur , behet teveqel dhe si ben pershtypje , fare e poshter ……

  3. besimja says:

    gam gam ka shtet apo jo>

  4. besimja says:

    gam gam ka shtet apo jo>

  5. Shkodra says:

    Bravo ….keshtu i do mushka drute….jo si thone bastardet qe na vodhen…vrane…lane rrugeve..fuck!

  6. thuji popullit Ate Fjale qe k 7- vjeet qe pret ,
    dhe e shiko ku perfundojn Esdistet
    ne pidh te Putanve qe kan ne Vilat Bordellot e Korrupsionit .
    Oj jane mbledhur nji tufe kurvash katundi e na bojn gangsterrin Politike ktu
    k rdhur koh qe ti qim robt e zhdukim gjithe bndeen e Esadiste
    ti djegim te gjlle brneda Muzeumit te Lalzit

  7. Timi says:

    Bravo Edi! Nje bravo e madhe! Nese nuk duan te vijne babalet le te rrine be rruge se mire jane. Vazhdo bej Shqiperine si gjithe Europa! BRAVO! BRAVO! BRAVO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje