Armiqësia paska shkuar thellë?! Mbi 2 orë nga vdekja e Aneta Ramës, asnjë mesazh ngushëllimi për Ramën nga Meta e Basha. Si i dha leje nga burgu Berisha rivalit Fatos Nano për varrimin e të ëmës

1 Gusht 2020, 11:48Politika TEMA

Kryeminstri Rama dha mëngjesin e sotëm lajmin e trishtë se nëna e tij Aneta Rama nuk jetonte më.

Aneta Rama u nda nga jeta orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital.

Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj. “Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkroi Rama ndër rreshta për humbjen e të ëmës.

Mirëpo, kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga bërja publike e lajmit se Aneta Rama nuk jeton më, nga opozita dhe Presidenca nuk ka asnjë mesazh ngushëllimi për kryeministrin, raporton newsbomb.al. Nuk dihet nëse Ilir Meta, Lulzim Basha apo aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare i kanë dërguar mesazh privatisht kryeministrit, por në raste të tilla këto mesazhe bëhen publike, pavarësisht përplasjeve politike.

Mesazhi i vetëm publik për kryeministrin ka ardhur nga Kosova. Presidenti Thaçi shpërndau postimin e Ramës për humbjen e nënës dhe shkruante “I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes.”

Një model që ka mbetur thellë në mendjen e të gjithëve, është ai kur Sali Berisha pavarësisht përplasjeve të drejtpërdrejta me Fatos Nanon, i dha leje këtij të fundit të dilte nga burgu dh t’i jepte lamtumirën e fundit të ëmës që kishte ndërruar jetë.

Lideri historik i së majtës mori në atë kohë 17 orë leje nga autoritetet shtetërore për të dalë nga burgu i Bënçës ku vuante dënimin, me “OK” e Presidentit Sali Berisha. Pavarësisht se ishte rivali i tij më i madh, Berisha “e liroi” Nanon për vdekjen e nënës, ndërsa lideri historik i së majtës e vlerësoi lart këtë veprim të Presidentit të atëhershëm.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes dhe hasmit ulin armët. Do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve”, shprehej Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.

Por ne kete rast, kreret opozitare te politikes me sa duket po vonohen shume te urhherojne stafet e tyre te shkruajne dy rreshta ngushellimi ne rrjetin social. Reagojne dhe per ngjarjet me banale, ndersa nje njeri, ne rastin konkret kryeministri i Shqiperise ka humbur gjene me te shenjte: Nenen.

12 komente në “Armiqësia paska shkuar thellë?! Mbi 2 orë nga vdekja e Aneta Ramës, asnjë mesazh ngushëllimi për Ramën nga Meta e Basha. Si i dha leje nga burgu Berisha rivalit Fatos Nano për varrimin e të ëmës”

  1. KUPTONI says:

    A KUPTONI SE KU JENI ………….????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Drini says:

      Dini gje e ngushelloi Rama Berishen per humbjen e te motres sepse ne fund duhet te kerkojme aq sa japim. Ngushellime Rames per humbjen e nenes.

  2. Nënë says:

    Berisha dhe Meta janë djalli vet .
    Mallkim për ta!

  3. ben says:

    Nese nuk ka mesazhe ngushellimi, kjo do jete nje e mire publike per shqiperine.
    Dashmiresia e liderve politike me njeri tjetrin rendon mbi xhepat dhe kurizin e shqiptareve.
    Humbja e nje nene eshte per tu ngushelluar.
    Por perdorimi politik eshte i peshtire.
    PS: lepirja e gazetareve edhe ne kete rast nuk mungoi, pyetje bythlepirse se si keta guxojne dhe nuk ngushellojne liderin global bile edhe shpejt ,ta shpif dhe tregon dhe njehere sa shume llum ka ne shqiperi.

  4. Toni.D. says:

    C’FARE TE PRESESH NGA ZGJYRAT DHE BLOZA E KETIJE KOMBI PERVECESEEEE INJORANCEEEE…..

    QOFTE DHEU LEHTE PER NENE ANETEN.

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Jane te zene duke numruar paret e vjedhura dhe organizimin e luftes per te djeg Shqiperine.
    Keta tregojne fytyren kriminale

  6. Mandi says:

    Sepse francez lind, nuk behesh…

  7. Zigur Qarri says:

    As Mona kurva nuk e ka ngushelluar ?

  8. Qytetar says:

    Keta sikur nuk kane nene vete……..vetem njerez nuk jane…

  9. agim says:

    Sepse Basha-Meta nuk ndjejne ngopje me neverine dhe percmimin qe i shtojne vetes me qenderime te tilla antihumane, larg zakoneve shqiptare.

  10. Shenjestra says:

    Epo çfare mund te presesh nga kafshet? Meta,Basha,jane kafsh qe nuk din te sillen si njerez qe edhe ne raste te dhimbesheme ruajn armiqesine.Ata keshtu e quajn demokracine,ku kundershtari nuk quhet rival politik por armik.Nuk e kan iden e te sjellurit si njerez,por udhehiqen nga instiktet, si kafshet.Por ama populli i kupton dhe kur vjen koha ata t’a gjejn festen sipas kokes.

  11. Fatosi-kosove says:

    Nuk eshte vetem armiqesia por mbi te gjitha poshtersia e bashes, berishes e mete mones qe e deshmojne ne fatkeqesit e te tjereve e veqmas kunder Rames,por kete idiot e dijne se Rama ska nevoje per ngushellime nga kriminelet,kete ja kane dhane shqiptaret,kurse keta kater idiot shkifshin ne fusndin e tyre te ndyre siq e kane filluar, idiot ishin idiot Jane dhe do ngordhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje