SHIFRAT/ "Korçarët janë më kursimtarët", ja sa para futën nëpër banka në 6 muajt e fundit

1 Gusht 2020, 19:48Ekonomia TEMA

Trendi në rritje i depozitave bankare ka vijuar edhe në tre mujorin e dytë të vitit 2020.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se, Qarku i Korçës kryeson për totalin më të lartë depozitave bankare të biznesit dhe individëve krahasuar me 8 qarqet kryesore të vendit.

Sipas BSH-së gjatë tremujorit të dytë të vitit, Qarku i Korçës regjistron 53 miliardë lekë depozita bankare, kundrejt 52 miliardë lekë një tre mujor më parë.

Ndërkohë që në qarqet e tjerë të vendit ky tregues ose ka mbetur i pandryshuar ose ka shënuar rritje ose rënie të papërfillshme.

3 komente në “SHIFRAT/ “Korçarët janë më kursimtarët”, ja sa para futën nëpër banka në 6 muajt e fundit”

  1. Floriri says:

    E çfarë janë 53 milion euro për në qytet si Korça çfarë janë këto pralla me mbret. Këto lek vetëm në Tiranë i ka një njeri hajde hajde.

    1. Xxx says:

      53 miliard leke te reja bejne 530 milion euro.

  2. tori says:

    Mos.Shqiptaret nuk kan cfar te hajne ????Nuk ngopin barkun me buk!!!!!.Sa shume rren e mashtron ky popull.Duket se S.Berisha ja ka demtuar genin e te vertetes,ndryshe nuk ka arsy pse ky popull genjen nga mengjezi deri ne darke!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje