Amnistia fiskale “ngec” tek Komisioni i Ekonomisë: Ja kërkesa e deputetëve

27 Korrik 2020, 18:37Ekonomia TEMA

Amnistia fiskale është parashikuar për t’u kaluar në Kuvend brenda këtij korriku por deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë kërkuar që të shtyhet për në shtator.

Sipas deputetes socialiste, Evis Kushi kjo nuk është një tërheqje e qeverisë por duhet më shumë kohë për t’u arritur një dakordësi e gjerë për këtë amnisti dhe më shumë profesionalizëm në këtë drejtim.

”Diçka shumë të shkurtër. Kjo nuk është tërheqje e qeverisë. Ne e hodhëm këtë projektligj. Presim që të marrë gjithë kohën e duhur që të kemi dakordësi. Nuk është tërheqje. Kur e nisëm nuk menduam sa komente dhe sugjerime do na vinin. Vlerësojmë faktin për kohën. Qeveria mirëpret të gjitha sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet. Por t’i japim vlerën dhe kohën e duhur.”- sqaroi Kushi.

Po ashtu kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi ka thënë se seancë dëgjimore ishte shumëprofesionale dhe rikonfirmuar se qeveria nuk është tërhequr nga amnistia fiskale.
”Po kjo nuk është tërheqje. Duhet më shumë seriozitet. Ne bëmë një seancë dëgjimore shumë profesionale. Kërkuam të gjitha palët e interesit, i falenderojmë për kohën që harxhuan, komentet këtu dhe tek Komisioni i Ligjeve. Nuk ka të bëjë fare me tërheqje por profesionalizëm. ”- tha Ekonomi.

Ndërkohë Denaj ka thënë se grupet në Ministrinë e Financave do të punojnë edhe gjatë gushtit me grupet e interesit për aktet nën- ligjore për të plotësuar ligjin për amnistinë fiskale.
”Ne faktikisht kemi diskutuar që konsultimi publik është bërë me grupet e interesi.t Unë ndërkohë kam ngritur ekipet për projekt- aktet, pra aktet nënligjore, që të përfitojmë edhe gushtin për diskutim publik. Një ligj pa aktet- nënligjore nuk mund të quhet i plotë prandaj po vijojmë me punën.”- shtoi Denaj.

3 komente në “Amnistia fiskale “ngec” tek Komisioni i Ekonomisë: Ja kërkesa e deputetëve”

  1. Gjergjj says:

    Se e shemtuar kjo kusherira e Rames. Asnje here nuk me ka pelqyer, nuk e di se ca ben me ministrine qe drejton. Sa mer paret kot.

  2. Baca-Bajram says:

    Hajdutet, me falni, Deputetet priten te miratojn ligjin e vetfaljes fiskale… Ky eshte kulmi. Populli i zgjedh, keta e vjedhin dhe i rrjepin lekuren dhe me pas sipas vullnetit te popullit, keta miratojm ligjin e vetfaljes fiskale… Pirdh o Popull sa te lirohesh se keta politikar i meriton. S’ka bith ku te rri fatkeqsisht ky eshte realiteti Shqiptar… Dhe flasim per SPAK-un apo BK, apo Hajnaj qe do vihet ne kry te BK (Bitha e Krimit)… Amnestija Fiskale eshte legjitimizimi i Hajnis. Pra mos hani shume duke bertitur per Liken e Baxhellen Kryemodhin, Salen, Lulken apo Edkun. Te na rrojn dhe i pacim perjete! Rroft Amnestia Fiskale!

  3. ABC KORCA says:

    Perse duhet me shume kohe?! Lartmadhnia tha se ka 6 muaj qe shqyrtohet nga kopetente???( o zottt) e shume ministrive se bashku dhe po shikohen dhe presjet…rrumpalleeeeeeeeee o rumpaleee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje