Turizmi është transformuar në një prej industrive kryesore përsa i përket ndikimit në ekonominë kombëtare të Shqipërisë dhe akoma më shumë për ekonomitë e vogla lokale. Krahas vëmendjes së institucioneve qeverisëse, qendrore apo vendore, ndikim të madh ka pas edhe investimi nga ana e shoqërive private. Mbështetja e zhvillimit të turizmit në një perspektivë strategjike është shumë e rëndësishme, pasi prek dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aspekte ekonomike, sociale, mjedisore etj. Turizmi është një nga sektorët ku ndërthuren industri dhe shërbime të ndryshme, ndaj si i tillë gjeneron dhe garanton zhvillim të qëndrueshëm.
Nuk janë të pakta rastet ku investitorë privatë, nëpërmjet projekteve të ndryshme në këtë sektor, janë transformuar në faktorë të rëndësishëm jo vetëm për ekonominë lokale, por dhe më gjerë.
Palasa, fshati i parë sapo zbret Qafën e Llogorasë, së fundmi është kthyer në një destinacion turistik mjaft tërheqës. Plazhi i Palasës çdo vit e më shumë vizitohet jo vetëm nga turistë vendas, por edhe të huaj. Jo rastësisht ky fshat i bukur kohët e fundit po lakohet gjithmonë e më shumë, sa herë flitet për turizmin, apo Rivierën Shqiptare. Green Coast Resort & Residences, një projekt me investitor Grupin Balfin, një nga grupet investuese më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duket që është kthyer në një promotor të zhvillimit lokal të zonës së Palasës dhe rrethinave të saj.
Si një destinacion elitar dhe ofrues i një shumëllojshmërie shërbimesh, Green Coast duket se ka prekur dhe ndikuar pozitivisht në çdo arterie të ekonomisë së zonës. Produktet lokale gjenden në çdo recetë të shijshme dhe në specialitetet e restoranteve dhe bareve në Green Coast, i cili tashmë po dëshmon të jetë një nga promotorët e vlerave të Palasës dhe zonës përreth.
Por kontributi kryesor i Green Coast në zonën e Palasës dhe që i jep frymëmarrje ekonomisë lokale është punësimi.
Gjatë ndërtimit të rezidencave dhe veçanërisht tani që projekti po popullohet, Green Coast është një ndër punë-ofruesit më të rëndësishëm në këtë zonë. Një projekt i tillë, ku integrohen shumë shërbime, ka krijuar hapësira dhe mundësi të shumta punësimi.
Ogerta Manelli, drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore pranë kompanisë “Green Coast”, shprehet se: “Një nga përparësitë tona është jo vetëm nxitja e punësimit të komunitetit pranë nesh, por edhe kualifikimi i tyre. Ky është një investim i përmasave të mëdha, ndaj hapësirat për punësim janë po ashtu të mëdha. Sipas planifikimeve tona, në vitin 2024 numri i të punësuarve në resort do të arrijë gati në 600 persona, shifër kjo 75% më e lartë se numri i tyre kur ky projekt nisi. Ky numër në rritje vit pas viti, na bën të ndihemi krenarë sepse kështu kontribuojmë direkt në mirëqenien e familjeve të zonave përreth. Resorti prek disa fusha shërbimesh, dhe për rrjedhojë ofrohen mundësi punësimi për kategori dhe profesione të ndryshme duke filluar nga inxhinierët elektrikë, mekanikë, agronomë dhe inxhinierë mjedisi, specialistë të fushave të ndryshme për ndërtim dhe mirëmbajtje, e deri te kopshtarët dhe punonjësit e pastrimit. Siç e shihni mundësitë janë të mëdha, ndaj ne ftojmë këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij projekti madhështor jo vetëm nga zona përreth por nga i gjithë vendi!”.
Krijimi i vendeve të reja të punës shikohet si një “digë” e rëndësishme për të ndaluar rrjedhjen e të rinjve jashtë Shqipërisë. Rritja e mundësive për punësim në vend ul ndjeshëm emigracionin dhe “plakjen” e shumë zonave “të kërcënuara” prej vitesh të rrudhen, të harrohen dhe të humbasin pak nga jeta dhe historia e tyre.
Gjithashtu, punësimi është edhe ndikues i drejtpërdrejtë në rritjen e standardeve ekonomike dhe sociale të komuniteteve. Dhe kjo është akoma më e dukshme kur bëhet fjalë për komunitete të vogla si fshatrat e bregdetit në jug të Shqipërisë. Këto investime, më shumë se kurrë, ndikojnë në jetën e komunitetit përreth duke e gjallëruar si në aspektin ekonomik ashtu edhe social dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe forcimin e vlerave kulturore dhe historike të zonës.
Shpresojmë që investime të tilla si Green Coast Resort & Residences me ndikim real në ekonomi dhe jo vetëm, të marrin jetë dhe të shtohen sa më shumë në vendin tonë.
Si nuk keni turp , si keni fytyre dhe flisni per shkaterimin e malit , investimi me skandaloz ne europ dhe me i shemtuari .
Green për këta është jeshile si ajo e bardha jeshile , nuk kuptojnë që krin është filozofia e zhvillimit të qëndrueshëm, që fillon me mosprekjen e zonave të pabanuara dhe të virgjëra nga urbanizimi dhe uzurpimi shkatërrues masiv si ky në Palas.
I ndertuan trafikantet e droges vilat me punetore ne te zeze.
Shumë koment i drejte. Nuk kam parë investim me monstruoz e me të shpifur. Mali komplet i shkaterruar që nuk kthehet më në identitet. Gjithë ajo siperfaqe me vila pa kuptim. Arkitektet dhe ata që e lejuan duhet të futen në burg për përcudnim të mjedisit.
Vetem fasaden tregojne keta; Po ujrat e zeza ku derdhen? Po per ata qe nuk mund te blejne keto vila luksoze po kane deshire te bejne plazh ne Palase si i behet, apo po fitoi Samir Mane kush pyet per popullin.
Ne te vertete ,ka boll vend distanc nga Deti per te montuar nji [ Klär Anlage ] – Impjant Filtrimi uji ,
qe filtron ujrat zeza dh i shndron ne ujra te Patra ne parametra qe nuk demton
Floren dhe Faune e detit lumit etj, Kehtu i ka uropa kudo .
Madje per kte Resors ktu mundet te montohehin Tre te tilla ata para ku ka boll lulishte ,
E mira e Impjanteve eshte se ,i gjithe impianti vendoset nen toke dhe ne siperfaqe
duket vetem ajo siperfaqe ku filtrohet uji mbjell lart me lule .ne formen e nji lulishte
me nji kosto qe s’i kalon 200.000 € ✅
Po ne ato nivele qe eshte ajo bote rrumpall aty ,
ku dallkauku me barkderr
drejton X – Fushe hahahah me vjen me qesh shume ,njelloj i edhe mediet ,
qe bllokojne komentet tona pakuptim fare ,te poroitur lol ,
hiqja komentin ktij e atij ,e kehtu mendojn se po arrijne dicka gjasme .
nuk mundet te ndertoshe Resorse te Nivelit Europian .
Turiti europian hte hume i ndjeshem kundrejt Ambjentit flliqjes se detit .
Nuk ndertohen gjerat ne kte menyre halabake .
Kam pare u dhe hec po boj ca kabina parafbrikate etj
pa asnji Norm Europiane !
Njerez te papergjegjhem qe i bejne dem atij vendi aty qe mundet ta beje dicka prallore .
Vila leshi. Si kuti shkrepse te ndertuara bythe me bythe. Te gjitha njesoj, si pallatet 5 kateshe te kohes se xhaxhit. Pastaj per natyren mos flasim.
Kinezeri .
Kur e shikon nga plazhi kete MOSTER BETONI , te duket sikur je ne Tunizi ne ca lagje periferike ku shtepite jane njera mbi tjetren dhe nuk ka nje peme te gjelbert . Sa per punesimet : Ato vila po shiten dhe pronaret qe i blejne e shumta mund te kerkojne nje puntore pastrimi …….. Me falni harova edhe rojet e sigurimit …….dhe kaq .
Kete vere , me shemtuar seshte dukur plazhi i Rrugeve te Bardha ….dukej Gri …..
Kush me thote po pronari i tokes qe pa dyshim jane PALASIKOTET JANE AKSIONERE apo toka eshte vjedhur nga politika dhe figurojne me SOPRANOME SAMIR MANE.
Nje masaker te nje nga vendet e bukur qe kishin: vertete lendoni se njerezet vin aty per me jetuar si ne HLMet e frances, me trafikantet e droges?!
Pffff!
Ju mjaftojne keto komente apo doni me shume gazeta tema ?
Ata qe i ndertuan jane trafikante droge.Investojne parate e droges.
Geto e asgjëtjetër !
c’kuptim ka Deti pastaj ?
Po Plazhi ?
njerezit shkojne per Relax per te krikiuar energji trupit
dhe jo semurur e mare infeksione nga ujrat e zeza qe derdhen Detit .
Kjo ehte babezia e Politikaneve Krimilenale dhe nji tregus shqiptare
se Pergjegjesia e shqiptareve lidhur me Ambjnetin me lumejt Detin e gjithcka lidhet me
patertine ee Natyres eshte ne Nivele kercenuese peer ´jeten !
Ky lloj egoizmi shkterrues i Ntyres po sjell gjithe semundjet mes shqiptreve
————–
Shteti duhet te beje Menjiher
Ligjin e ndalimit te derdhjes se Ujrave te Zeza ne Dete e Lumenje Ntyren tone ?☘???
denimi duhet te jezt me Burg -jo pare .# gjithcka do shkaterrohet ne te vend nqs
nuk regohet nga shteti e populli vete
Si mund ti thuash Green kur vetem te gjelber nuk shikon aty .Gjynaf qe eshte bere nje investim i tille per faqe te zeze nga pikepamja arkitekturore.Thuaj thjeshte pallate te periudhes komuniste