Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon.
Kjo duke krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike, pas përpunimit të të dhënave nga institutet statistikore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019.
Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro.
Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro.
Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.
Ndonëse ndikim në këtë nivel të ulët mund të ketë dhe informaliteti i lartë në tregun e punës në vend, pagat janë më të ulëta dhe në shtet, përfshirë arsimin dhe mjekësinë, apo dhe në aktivitete ku nuk ka informalitet, si në sektorin financiar apo telekomunikacionet.
Erald Pashaj, drejtor i EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, tha për “Monitor Ekonomi” së arsyeja e parë e diferencës së pagave me rajonin, është tregu i punës. “Ekonomia jonë kaq prodhon dhe kjo matet me prodhimin e brendshëm bruto për banor. Në rajonin tonë, ne kemi prodhimin e brendshëm bruto për frymë të parafundit në Europë, pas nesh është Kosova.
Për rrjedhojë, ky treg prodhon dhe më pak produkte dhe paga më të ulëta. Faktorë të tjerë janë mungesa e investimeve të huaja, mendësia që kemi për punën, kundrejt sendeve dhe investimeve kapitale, shoqëruar këto me korrupsion dhe informalitet, që kanë bërë që ne të kemi pagat më të ulëta si minimale, ashtu dhe mesatare në rajon”.
Psh, në Kosovë, thotë Pashaj, një asistente administrative merr shumën prej 600 euro, ndërsa në Shqipëri do të ishte një pagë shumë e mirë, nëse do të merrte 60 mijë lekë. Vetëm këtu kemi një diferencë prej më shumë se 20%.
Në shtet, më shumë paguhesh në Bosnjë
Pagat më të larta në rajon në sektorin shtetëror paguhen në Bosnjë- Hercegovinë, mesatarisht 980 euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pohuar shpesh në deklaratat e tij se Bosnja ka një faturë të lartë shpenzimesh për pagat e sektorit publik, në rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Edhe në fund të 2019-s, qeveria vendosi të rrisë me 20% pagat në sektorin publik, në një përpjekje për të frenuar emigrimin masiv në vendet e Bashkimit Europian, sipas Reuters.
Paga të larta në administratë kanë dhe Mali i Zi (910 euro), Serbia (826 euro), Maqedonia (712), Kosova (606).
Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në rajon ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, së bashku me Kosovën (rreth 26-27% e PBB-së) dhe kjo ka kushtëzuar dhe nivelin e pagave në administratën publike, që në nivelin e 536 eurove janë më të ulëtat në rajon.
Sa pak paguhen mjekët
Pandemia e COVID-19, që shkaktoi një stuhi të vërtetë në mbarë globin, nxori në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor në çdo vend. Shqipëria renditet ndër shtetet me më pak mjekë (1.2 mjekë për 1000 banorë), numër që po reduktohet për shkak të eksodit masiv të bluzave të bardha. Vendi ynë, jo vetëm që ka më pak mjekë, por ata janë dhe më të keqpaguarit.
Paga mesatare në aktivitetin e “Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale” në Shqipëri është 435 euro, është afërsisht sa gjysma e mesatares rajonale. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.
Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, me synim ndalimin e eksodit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë); mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë).
Arsimi, sërish i nënpaguar
Arsimtarët mbeten sërish më të nënpaguarit në rajon, por diferenca është më e ulët në raport me mjekët
Paga mesatare në arsim është 506 euro. Më mirë i paguan mësuesit Mali i Zi, me gati 750 euro. Në shtetet e tjera, luhatja është midis 650 dhe 710 euro.
Edhe Kosova i paguan pak punonjësit e arsimit, me rreth 490 euro në muaj.
Serbia kryeson për pagat në teknologjinë e informacionit
Serbia merret shpesh si shembull dhe model për zhvillimin e teknologjisë së informacionit në vend. Ky sektor ka dhe ndër pagat më të larta, jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin, me një mesatare prej 1200 eurosh në muaj për aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit. Të detajuara më në detaj, në nënseksionin e programuesve të kompjuterëve, paga mesatare është 1600 euro. (më shumë në Serbi paguhen vetëm punonjësit e transportit ajror).
Nabojsa Durdevic, CEO i Digital Serbia Initiative, thotë se bizneset e IT-së në Serbi kanë kaluar në shërbimet me vlerë të shtuar të lartë me ekspertizë vendase, ndryshe nuk mund të konkurronin po të shisnin programe të lira, pasi për këtë kategori konkurrojnë vendet nga Afrika. Ai thotë se kompanitë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Serbi punësojnë 95% inxhinierë. Fokusi është që të shkojnë drejt kompanive që zhvillojnë produktet e tyre dhe t’u largohen produkteve xhenerike me vlerë të shtuar të ulët.
Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi kanë paga mbi 1,000 euro për informacionin dhe komunikacionin. Shqipëria, si në çdo fushë, i ka më të ulëtat, në 640 euro, ndërsa në Kosovë janë gati 800 euro.
Për bankierët, rekordin e mban Mali i Zi
Aktiviteti financiar dhe bankar është ndër më të paguarit në Shqipëri, me 860 euro në muaj mesatarisht, por sërish në krahasim me rajonin mbetet shumë më poshtë, përveç Kosovës, që e paguan këtë sektor më pak se në Shqipëri (rreth 570 euro).
Bankierët dhe punonjësit e fushës së sigurimeve janë më të vlerësuarit në Mal të Zi, me një pagë mesatare 1500 euro, që është më e larta në rajon për të gjitha aktivitetet ekonomike.
Edhe në vendet e tjera të rajonit, punonjësit e bankave e sigurimeve marrin mesatarisht më shumë se 1000 euro në muaj.
Në Shqipëri, pagat më të larta i kanë institucionet ndërkombëtare
Jo më kot, puna në institucionet ndërkombëtare ose organizata jofitimprurëse është shumë e preferuar në Shqipëri. Statistikat e INSTAT tregojnë se ato shpërblejnë më shumë se në çdo vend tjetër. Paga mesatare, nëse punon në organizatat ndërkombëtare, është rreth 1,200 euro në muaj. Shtetet e tjera nuk e raportojnë të gjithë këtë aktivitetet ekonomik, por në Maqedoni, për të njëjtën kategori, paga mesatare është 900 euro dhe në Serbi 713 euro.
Monitor
Kjo ndodh sepse Qeveria(nje organizate mafioze) e Kryeministrit Edvin D’Rama,eshte me e korruptuara ne Bote.
Qytetaret shqiptare jan denuar me burg edhe per kamatvonesat e energjise elektrike 20-50 mije Leke te vjetra,ndersa banda
e drogaxhinjve te”rilindjes”,vjedhin miliarda dhe askush nuk eshte denuar deri tani.
Avdjol Dobi i Unazes se madhe me vlere 30 milion euro,eshte akoma “ne arrati” prej dy vitesh!
Te shkuara te harruara!
Në Mars 2016 ish-ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, fondin prej 500 mijë dollarësh në dispozicion
të reklamave për promovimin e Shqipërisë.një projekt që u quajt ‘Albania go on your way’,ja kaloi Bienales
së Venecias,ku do të ekspozonte zhgarravinat e tij Edvin Escobar D’Rama.Kritiket e artit Alexxa Gotthardt
dhe Scott Indrisek i krahasuan pikturat e Edvin D’ Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një
adoleshenti të droguar kolegjesh.
Nuk eshte e vertet kjo,manipulim skandaloz…u
Akoma me budallalleqe.Shqiperia historikisht eshte vendi me i varfer,me injorant,vend hajdutesh e i genjeshtareve,i manipulistave e drogistave.Thjeshte i frikeshem per cdo investitor.Kush ka lozur mendsh te investoj ne Shqiperi e te rrezikoj parat e tija ne kte vend? Qe te paguhesh duhet te jeshe i kualifikuar ne mendyre qe te kesh prodhim cilesor.Cfar prodhon shqiperia,cfar rendimenti ka puntori i pakualifikuar shqiptar natyrisht demel i klasit pare.Habitem per pretendimet per pagesen e papunesin.Ne emigrantet punuam kudo e me paga qesharake ne krahasim me vendalit e sot shqiptari para punes kerkon qe te paguhet maksimalisht e jo qe jo ne ndertim(vijne puntor egjiptian e punojne),por vetem ne zyra shteterore e jo ne ndermarrje private .
fain e kane gjtonet tane italia greqia serbia mal i zi , na kane bere sabotim te qellinshem se kryepalacua jone ed abu ramalli bashke me erdoganin kane plane te mire organizuare qe shqiptaret te marrin roga te larta . prishni c do gje qe eshte e huaj si teatri kishat i beni xhami pashalimanin jepiani erdogait aeroportet erdoganit edhe bythen erdoganit . te na rojne veziret tane qeveritare
Kjo eshte arsyeja qe largohen njerezit nga vendi, kjo eshte nje kangrene 30 vjecare, kjo eshte nje padrejtesi qe vjen nga babezia e te gjith qeverive te ketyre viteve qe trumbetojne dhe rrisin rrogat dhe pensionet me 200 lek me te cilat mund te hypesh 4 here ne autobus urban.
DRINI THJESHTE.PENSIONI ESHTE PARA E YTE .DON PENSION ME TE MADHE PAGUAJ PER PENSIONIN ME TEPER.sHTETI NUK KA ASNJE DETYRIM PER TE NGRITUR APO ULUR PENSIONIN.jE NE KAPITALIZEM TE THECERIT E JO NE KAPITALIZEM SOCIALIST.sHTETI KA PER DETYRE TE BEJ POLITIKA TE NDRYSHME PUNESIMI E QE PER TY MUND TE HAPIN RRUGE TE TJERA QE TI TE PERPAROSH E TE DALESH NE JETE.NUK KA SHTET NE BOTE QE TE PAGUAN PENSIONIN ,KUR TU NUK KONTRIBON E PATJETER NUK KA DETYRE TE TE SIGUROJ VEND PUNE PER TY.KUPTOJENI DREJT:KAPITALIZMI NUK ESHTE FILANTROP,POR PERKUNDRAZI SHUME SHUME DORESHTERGUAR.PER CDO KERKESE QOFTE MINIMALE E YTJA DO PAGUASH.
Edhe ketu kjo qeveri ka deshtu, nuk i marrin mjeket 1195 euro sepse ligji per rregulimin e te ardhurave eshte anuluar nga gjykata kushtetuese, kjo eshte nje deshtim i qeverise haradinaj ku e votoj kete ligj pa u kordinuar me gjithe akteret ku disa sektor si ai i shendetesise kishte ngritje te te ardhurave mujore kurse te sherbyesit civil kishte paknaqesi e kjo beri qe avokati i popullit ta dergoj ne gjykaten kushtetuese ku edhe eshte anuluar tersishte. Turp per Besnik Tahirin sa ishte ne qeverin haradinaj e beri ligjin qe i mashtroj mbi 60 000 puntor
eh edvin ziu korrupsioni krimi e babezia jote i largoj njerezit nga shqiperia skamje vuajtje per popullin kriminel e hajdut gjithe drejtuesit e shtetit prandaj nuk ka as investime
Ah ju tropojanet jeni taman si thojne shkodranet:me i urti i tropojaneve ka mend sa trofta e Valbones.Pa largimin e detyrushem te tropojaneve nga Tirana apo qytetet e tjera kryesore ne shqiperi nuk ka qetesi.QYTETI eshte per qytetaret,katundi per katundaret e pyelli per kafshet.
O tropoj : te gjithe tropojanet 100% qe kan punuar ne kohen e Berishes ne cdo institucion shteteror e ne vecanti ato te minisrtis se mbrendeshme apo ne SHIK tij filluar nga KOLIQI,sHPRESA bECANI DHE E BIJA,familja katile Hoxha(vrasesit e fam. Halkaj)Brecani,Lushaj,Dollapi e te gjithe prekuroret e gjykatesit tropojan qe vetingu i ka nxjerr jashte sistemit te drejtesis jane milionera.Me vila,shtepia moderne, maqina te mira, me para kesh e te depozituare ne banke pafund ku i kan marre ato para.Ne Tirane i solli Sala e nuk kishin breke ne bythe.Prandaj rshte teper,teper e nevojshme te hetohet pasuria e tyre.Asht kerkese e tropojaneve kjo.Ne se korrupsioni eshte ne maksimum,tropojanet jane baza e koka e korrupsionit masiv te PD e pse jo edhe e Tiranes.
Shteti me shkerdhat i botes..flini o lepuj flini. Duhet te cohemi edhe tju tregojme vendin ketyre kriminelave te PS PD E LSI KAKES ….
Pensionistat janë pjesa më e varfër e këtij e sistemi kaptalisto mfiozisto. As në kohën e Dulles ata nuk kanë vuajtur kaqe shume sa sot. Djeta e tyre ditore është shumë e varfer. Pens minimal 80 MIJË LEK dhe maks 150 mijë janë një tallje për ta për atë pune qe kane bere ne kohen e socializmit, hidrocentrale fabrika, kombinat e, uzina, e shumë e shume vepra të tjera. Ata sot po vidhen brutalisht nga këta oligarke mafioze qe sduan t’ia dinë fare për ta. Shumica e tyre sot ushqehen me buke e djathë, trhana, domate, byreke,dhallë etj etj per fruta as flitet fare. Mbijetesa e tyre është shumë e vështirë. Shumica e tyre kalojnë në vetëvrasje nga stresi ekonomik. Është folur shumë herë për ta por asnjëri nuk vë dorë. Kur dhe si do të dilet nga kjo pagesë mizerabile dhe diskriminuese asnjëri nuk jep përgjigje I vetmi interesim i tyre janë politika dhe postet e tyre partiake per xhepat e vet.