Pritjes suaj tashmë i erdhi fundi! Big Market hap Supermarketin e parë në qytetin e Laçit
Prej datës 18 korrik, do të keni mundësinë të vizitoni supermarketin më të ri Big Market në qytetin e Laçit. Hapja e këtij supermarketi ka qenë një lajm mjaft i madh për qytetarët e Laçit të cilët shprehen mjaft të lumtur për hapjen e tij.
I vendosur në një lokacion mjaft të arritshëm nga të gjithë , me një sipërfaqe të konsiderueshme prej 1000 m2 supermarketi është i organizuar në dy kate. Big Marketi më i ri i përshtatet më së miri kërkesave dhe pritshmërive të konsumatorëve. Në këtë supermarket do të gjeni produktet e linjave ekskluzive italiane si: Balocco, Donna Chiara, Ellebi, Antonelli, detergjentë, enë kuzhine dhe tekstile.
Hapja e supermarketit të ri ishte një sukses që në ditën e parë. Menjëherë klientët përqafuan ofertat dhe shërbimin e stafit të Big Market. Cilësia e lartë e produkteve mban vulat e autoriteteve europiane dhe vendase, ndërkohë për besimin e klientëve kujdeset stafi i Big Market.
Rrjeti i supermarketeve shqiptare po ecën me hapa të sigurtë për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve dhe premtimin “Di Cfare Zgjedh”!
Ky eshte nje hap gjigand drejt civilizimit,
Po për tu gëzuar është kjo?Do hapet supermarket që shet mallrat e huaja.Huni brënda dhe shikoni sa ka made in albania dhe pastaj gëzohuni.Hyra në Korçë në një palo supermarket dhe nuk kishte asgjë shqiptare dhe mallrat e huaja prodhohen apostafat për Shqipërinë d.m th me cilësi të dobët.Psh birrat,lëngjet e frutave etj etj.Duhet të gëzohemi kur hapen nga pronarë shqiptarë dhe me prodhime shqiptare dhe duke punuar për të huajt…Nga të huajt paret shkojnë jashtë dhe si të thuash patrim parash….