Nga Boboshtica, në bregdetin e Sarandës, Denaj: Bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit

12 Korrik 2020, 19:01Ekonomia TEMA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vijuar turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me biznesin nga Boboshtica e Korçës e deri në Sarandë.

Denaj thote se bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit ndërsa thekson se po rritet bashkëpunimi për të krijuar lehtësi në të bërit biznes.

“Turi i komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin. Nga Boboshtica e Korçës, në bregdetin e bukur të Sarandës dhe me tej drejt qendrës së Shqipërisë, kemi takuar biznese, që po i rikthehen ritmit të aktivitetit.

Jemi të pranishëm për të siguruar mirëqenie të sipërmarrjes, lehtësi në të bërit biznes dhe për të forcuar bashkëpunimin me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, u shpreh Denaj.

1 komente në “Nga Boboshtica, në bregdetin e Sarandës, Denaj: Bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit”

  1. Leonard Jani says:

    Po ato dy personat mbas Ministres, pse nuk kane vene maske. Nje gje e tille nuk eshte korrekte me protokolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje