Garancia sovrane, 7 kompanitë mediatike që aplikuan për kredi gjatë pandemisë

8 Korrik 2020, 18:57Ekonomia TEMA

Një shkrimi i BIRN ka dhënë një listë me shumat e parave që kanë përfituar bizneset nga fondi i garancisë sovrane të qeverisë, i krijuar posaçërisht për përballimin e situatës pandemike të Covid-19.

Artikulli  i gazetares Aleksandra Bogdanit, “Koncesionarët e qeverisë, përfituesit e mëdhenj të fondit të garancisë sovrane” thekson se në fillim të prillit, Këshilli i Ministrave miratoi instrumentin e garancisë sovrane me vlerë fillestare prej 11 miliardë lekësh, për t’u ofruar bizneseve në vështirësi kredi me interes zero për të përballuar pagat e punonjësve.

Në marrëveshje me bankat e nivelit të dytë, qeveria mori përsipër që të garantonte 100% kreditë e këtij instrumenti si dhe të subvenciononte plotësisht interesat e huave.

Një linjë e dytë e garancisë sovrane me vlerë 15 miliardë lekë u miratua më 13 maj, por qeveria mori përsipër të mbulonte vetëm 60% të principalit për kapital qarkullues dhe investime. Interesi i biznesit për programin e dytë të garancisë sovrane ishte i ulët.

Në këtë artikull përmendet se përfitues janë dhe kompanie të mediave vizive dhe asaj të shkruar në vend.

Pjesë nga shkrimi i BIRN

Në Shqipëri, një numër i madh mediash konkurrojnë në një treg të vogël audience dhe reklamash. Ashtu si bizneset e tjera, edhe industria e medias u trondit nga izolimi i shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ku ndikimin kryesor e pati tkurrja e reklamave.

Mediat financohen edhe nga bizneset e tjera të pronarëve të tyre, ndërkohë interesat ekonomike dhe politike të pronarëve fajësohen për anësitë e forta në raportime dhe vetëcensurën e lartë.

Kompanitë mediatike kanë zënë një peshë të konsiderueshme në skemën e garancisë sovrane, ndonëse numri i aplikimeve të miratuara ka qenë i kufizuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm shtatë kompani mediatike janë kualifikuar për të përfituar kredi me interes zero në një vlerë të miratuar prej 144.5 milionë lekësh. Nga këto, kompanitë mediatike tërhoqën deri në fund të majit rreth 68.8 milionë lekë për pagat e punonjësve të tyre.

Vendin e parë në listë e mban televizioni TV Klan i Aleksandër Frangajt me  85.9 milionë lekë kredi të miratuar dhe 28.6 milionë lekë të disbursuara.

Kompania MTSC në pronësinë e Karlo Bolinos, që operon televizionin informativ Report TV përfitoi kredi me vlerë 20.3 milionë lekë –vlerë e disbursuar plotësisht deri më 29 maj 2020.

Edhe botuesi Ifran Hysenbelliu përfitoi një shumë të përafërt prej 20.5 milionë lekësh përmes tre kompanive të tij mediatike; Panorama Group, Focus Media Neës dhe Focus Press.

Kompania “Panorama Group”, botuese e të përditshmeve “Panorama” dhe “Panorama Sport” përfitoi kredi me vlerë 13.7 milionë lekë, nga të cilat disbursoi 8.9 milionë lekë deri në fund të majit.

Focus Media News, kompania që zotëron televizionin informativ News 24 përfitoi 5.8 milionë lekë kredi dhe i tërhoqi të gjitha ato, ndërsa kompania Focus Press me pronësi mbi të përditshmen “Gazeta Shqiptare” përfitoi dhe disbursoi rreth 943 mijë lekë.

Në total, kompanitë e Z.Hysenbelliu përfituan kredi me vlerë 55.7 milionë lekë dhe disbursuan 37 milionë prej tyre. Përveç kompanive mediatike, ai aplikoi në fondin e garancisë sovrane edhe me Universitetin Luarasi, Birrën Korça dhe kompaninë e ndërtimit, Erjoni sh.p.k.

Kompania TIBO shpk, partneri i rrjetit numerik Digitalb për transmetimet IPTV në të gjithë botën përfitoi gjithashtu dy linja kredie me 16.2 milionë lekë gjithsej. Nga këto, kompania tërhoqi deri në fund të majit vetëm 2.5 milionë lekë.

Pjesë e instrumentit të garancisë sovrane është bërë edhe televizioni argëtues, BBF. Ai ka marrë një kredi prej 1.5 milionë lekësh, vlerë të cilën e ka tërhequr të plotë.

8 komente në “Garancia sovrane, 7 kompanitë mediatike që aplikuan për kredi gjatë pandemisë”

  1. Al says:

    Keni harru Bechettin, do perfitoje plot 100 milion € nga qeveria e Rames

  2. rexha 10 says:

    PO KY QE NGA NJERA ANE I QUAN KAZANAT E PLEHRAVE KETO PORTALE .NGA ANA TJETER I BENE TE FALA ALEKSANDERIT TE MADHE FRANGAJ,DHE JO MOISIUT. PASTAJ FLASIN PER OLIGARKET.C’FARE LA BERISHA I MORI KY I GJATI.KY MUNDE TE SHERBEJE SI NJE DEMASKIME I MADHE I KRYEMINISTRIT NE DETYRE PER TA BOJKOTUAR NE ZGJEDHJET E ARDHESHME.SI NA PASKA SHPERBLYER EDHE HOXHEN E NDROQIT NJUSE 24 QE NUKE KA PASUR NEVOJE PER PARA.SHPRESOJE QE TE JENE PARATE E DROGES ,DHE JO PARATE E TAKSAPAGUSEVE.
    PO PER FERMERET ,APO BUJQESINE ,C’FARE KE DHEN KY PALO KRUEKOMUNARI ??????????? E THEMI KRYEKOMUNARI SE I SHPERNDANE PARATE SI TI DOJE QEJFI ATIJE. PERSE LULUSHJA NUKE FLETE ME LETRA KURE DELE E FLETE PER SUVENCIONIMIN E BUJQESISE?=????? SEPSE JANE TE LIDHUR BASHKE . NJERI BENE SIKUR SHAHET ,TJETRI BENE SIKURE QAHET.

  3. spak says:

    Ja dhe gjobvenesit e Birn qe gjoja jane gazetare dhe punojne vetem me parate e spiuneve te Ballkanit . Kjo eshte kredi qe duhet te aplikonin nga prodhuesit e djathit, te mediat, ndertimi e ata te qepes, ceshte kjo tendence per te grumbulluar vetem konkurrentet tuaj,dmth Median? Ju prishni tregun mediatik sepse merrni para te dyshimta. Nga Ruset ndoshta. KEta te mediave mund te kene 100 probleme, po ketu po i vendosni gjobe

  4. kolegu says:

    I kane marre te paguajne rrogat o plehra. Nuk e paguan Rama kredine, por mediat. Apo ju jeni rehat se i merrni rrogat nga Ruset e Sorosi. Keta te Birn po i vene zjarrin Serbise dhe tani duan te ndezin Tiranen me lajme fake.

  5. bogdanovici says:

    Keto media thithen kredi sepse ndoshta ishin me te shqetesuarit te paguanin pagat ne muajt me te veshtire qe kaloi bota. Eshte e qarte qe ky artikull tendencioz behet nga konkurrenca e pandershme e Birn qe merr fonde te dyshimta per gazetaret e tyre. Sigurisht qe Birn nuk ka pasur nevoje per kredi sepse ja jep tjeter kush parate per te paguar ne menyre te majme gazetaret e vet qe bejne nje shkrim ne dy muaj. E dhjete gazetarine gjobaxhinj te shpifur , Apo keshtu ju kane urdheruar shefat nga Serbia

    1. Berati says:

      Per keta tre qe komentojne si pagatore. Ju jeni fiks si personazhet e asaj historise ku nje person hyn ne nje dhome te erret ku jane edhe disa persona te tjere brenda. Ai sheh se te gjithe rrine ne terr dhe ndez driten. Pasi dhoma ndricohet shohin se ne mes te saj ndodhet nje kufome. Te gjithe personat qe ndodheshin brenda i turren atij qe ndezi driten dhe askush nuk flet per kufomen. Kur e kunderta duhet te ndodhe. Nese BIRN ve gjoba keta te tjeret nuk jane te pakte por gjithsesi zerin dhe mjetet per ta pergenjeshtruar i kane. Ajo qe ka rendesi
      (kufoma) eshte se.per ke e beri ligjin babloku. Kredi thone, por me interes zero ama per bizneset mediatike ku ineresat i paguajme ne si qytetare.

  6. ylli says:

    Ti e more rrogen nga Serbia Aleksandra bogdanocici? parazite me patente

  7. GB says:

    Te gjithe keta plehra mbahen nga taksat e shqiptareve. Shtet i kapur nga plehrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje