Shkrumbon disa hektarë pyje në Devoll, flakët po mundohen të shuhen me... lopata

1 Gusht 2020, 19:25Sociale TEMA

Prej dy ditësh vijon ende të jetë aktiv zjarri në pyjet e fshatit Sul të Devollit.

Zjarri vazhdon të përhapet frikshëm si pasojë e temperaturave, por edhe erës.

Prefekti Dhori Spirollari bën me dije se ende nuk ka të dhëna të sakta mbi sipërfaqen e djegur, teksa nga informacionet e para bëhet fjalë për dhjetëra hektarë të djegura me pisha, ahishte apo shkurre.

Kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro thotë se sipërfaqja i ka kaluar tashmë mbi 10 hektarë dhe se po mundohen të fikin zjarrin duke përdorur veç disa punëtore me lopata.

Situata është e vështirë pasi në zonë nuk ngjiten mjetet dhe punohet vetëm me mjete rrethanore.

Ndërkohë, deri tani në terren mungojnë helikopterët e posaçëm të cilët mund të vendosnin flakët brenda kontrollit. (TemA)

1 komente në “Shkrumbon disa hektarë pyje në Devoll, flakët po mundohen të shuhen me… lopata”

  1. Drejtesia says:

    Po shohim qe ka tre dite po digjen pyjet ne malin e Rrjollit, dhe askush nuk po vepron. Si mund te lihet keshtu gjendja? Ku eshte shteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje