Nga ish-Presidenti Nishani, Mustafaj te Genc Ruli e analistët, zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

3 Gusht 2020, 11:00Politika TEMA

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët.

Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë:

1. Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.

3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur.

4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. Master në Histori dhe PhD në Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Graz në Austri. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë dhe doktoraturën në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë. Ish-deputet i PD.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

“Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë. Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.

Në fazën e parë të propozimeve, në një process që zgjati 6 javë, janë identifikuar një numër i madh kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur të strukturave të partisë, ka shumë emra jashtë strukturave të saj, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Komisioni do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

5 komente në “Nga ish-Presidenti Nishani, Mustafaj te Genc Ruli e analistët, zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD”

  1. Teuta says:

    Mos kujtoni se keta rane nga qielli. Te gjithe i njohim nga Kapterri dhe punonjesi i pikes se karburantit, pavarsishte se ishte me titullin president por ishte nje norer i Saliut, Bujar Nishani. Edhe ky president partiak ,por jo sa Meta.
    Bsniku i marksizem- leninizmit, nuhatsi me i madh qe kuptoi se Saliu duhej te ishte njeriu i duhur i demokracise. I kujtojme theniene ditij diten e demostratave te stdenteve me 1990. Nuk e di po ky lloji tropojani eshte shume nuhates.
    Genc Ruli ende i levrine ne koke rendesia e drurit te arres.
    Mark Marku eshte nje lovace e Saliut.
    Sigurisht dio zgjedhin nga turma,por sipas shijeve te Saliut. Madje edhe Luli do futet ne Liste se keshtu e do familja e Saliut. I veren ujkut te vjeter melcite ne qafe. Ja pra PD-ja me gjak te ri. Djeme te studiuar ne perendim ,pavarsishte se shijet i kane komuniste. RRofte PD se bashku me gjakun e ri.

  2. vlora says:

    Jemi vend i cudirave Ne cdo vend te botes presidentet qe largohen meren me leksione te ndryshme,me keshilla,ose duke shkruar kujtimet.Te ne mbasi lene presidencen kthehen ne militante te rendomte partie .SHIF Saliun apo Nishanin.Mbase ke aritur graden gjeneral kthehesh prat ne ushtar .Dava legenesh.Kaloresi qe te zbresi nga kali duhet ta vrasesh se po i vrave kalin ai mer kal tjeter

  3. Ideali says:

    Shoqja Teuta, keshtu si shkruan ti, je krejtesisht e pabesueshme. Pse? Sepse je e nje aneshme. Ti duhet te theksosh se edhe ne anen tjeter te politikes po keshtu ngjet. Po i tille eshte Rama me perzgjedhjen alla shoku Zylo. Po keshtu edhe Meta.Madje, po te duash ti po shtoj se po keshtu perzgjedhin edhe zoterinjte e Ballit, Alimadhi dhe Roshi. Shoqja Teuta, te mungon te menduarit thellesisht ne histori.Te gjithe keta s jane gje tjeter vecse karavidhe( besoj ta dishe c domethene kjo fjale). karavidhe me prejardhje nga kucedra PPSH qe kur i erdhi veza te by… nderroi emer dhe gjoja metode dhe ja ku jemi. Gjithe kjo shpure ka mbetur ne klase. E shbene vendin. E kthyen ne te pabanueshem. I ngjajne baballareve te tyre brekegrisur qe zbriten nga mali dhe bene ate qe bene.Gjoja fituan luften 2 vjecare po me zullumet qe sollen humben paqen 45 vjecare. E leshuan popullin neper rruget e botes. Te mbytet me gomone ne Otranto. Te shlalavaret neper litaret e anijeve, kush e kush te ike me pare, te kaploje mure ambasadash, tela me gjemba e korent ne klonet e kufirit, te shese shpirtin ne semaforet e botes dhe te kete yll te mengjesit kanabisin dhe kokainen.Ky eshte njeriu qe ndertoi kucedra PPSH me urrejtje klasore. Po duhet ta dishe se urrejtja vetem shkaterron dhe sjell mallkim nga zoti.Pra shoqja Teuta me e ekuilibruar tjeter here, nese nuk je militante e semure, apo me shpirt te shitur te nje i cmendur.(Te cmendur ka edhe nga ana tjeter) Dhe mos jep te tilla definicione se na nxorre jashte zorret e barkut

    1. Todi says:

      Ideal, në krahasim me ty, Teuta, qenka qingj i urtë. Apo ekuilibriste cirku.

  4. Ndroqi says:

    Po Gjek Markagjonin ku e keni, Mark Marku, Bujar Nishani, Sahit Dollapi, etj, te gjithe bythelepires te Sali kriminelit qe do na demokratizojne detashmentin kriminal me emrin pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje