EMRI: Shkoi dje në Senatorium në gjendje të rëndë, vdes nga Covid mjeku pneumolog

3 Gusht 2020, 09:23Sociale TEMA
EMRI: Shkoi dje në Senatorium në gjendje të rëndë, vdes

Ndërron jetë nga Covid mjeku pneumolog Anibal Byberi. Byberaj u paraqit ditën e djeshme në Senatorium në gjendje të rëndë shëndetësore.

53 vjeçari u shtrua me urgjencë te “Shefqet Ndroqi”, ku u vendos menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai humbi jetën.

Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.

Ndërkohë ministria sqaron se mjeku ishte konfirmuar pozitiv prej disa ditësh dhe vijonte trajtimin në banesë, ndërsa një ditë më parë u paraqitur në gjendje të rëndë dhe u shtruar te “Shefqet Ndroqi”, por nuk mund të mbijetonte. Ministria sqaron se ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku vuante nga obeziteti dhe psoriasis një sëmundje e lëkurës, ndërsa aktualisht nuk e ushtronte profesionin e tij.

“Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkurronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, shkruan Ministria e Shëndetësisë. (TemA)

1 komente në “EMRI: Shkoi dje në Senatorium në gjendje të rëndë, vdes nga Covid mjeku pneumolog”

  1. AliPasha says:

    U prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje