Situata nga zjarret, reagon ashpër Braçe: Autorët do përndiqen ligjërisht, kurrë s’do pranohen projekte pallatesh mbi pyllin e djegur

4 Gusht 2020, 15:54Politika TEMA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.

Braçe tha se “zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.”

Ai lajmëroi se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.

Braçe tha se do të përndiqen ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

“Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh është funksion i plotë i bashkive në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të bashkive është një shërbim i ri, po themelohet, organizohet e pajiset në punë e sipër, ashtu siç shërbimi i emergjencave po riorganizohet në përputhje me ligjin si përgjegjësi edhe e bashkive. Duhet shumë punë e angazhim, burime financiare dhe njerëz të kualifikuar, më shumë komunikim për të bërë këtë punë jetike”, tha ai.

Duke iu referuar numrave, Braçe tha se “vatrat më të shumta të zjarrit janë në kullota e shkurre”. “Zjarrëfikësit në terren thonë se janë të gjitha të qëllimshme, ose për të rigjeneruar kullotën, ose për inat të tjetrit që ka një kontratë. E kuptoni për sa pak bëhet gjëma? Atëherë, të gjitha agjencitë, kanë marrë detyrën të hetojnë çdo rast, të kallëzojnë,  të arrestojnë, të prishin kontratat me zjarrëvënësit. Toleranca me ta mbaron njëherë e mirë”, tha Braçe.

Ai shtoi se “në pyje është tjetër histori”. “Niveli i krimit këtu është pak më lart dhe i udhëhequr nga interesa biznesi”.

“Zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar. Atëherë po ua them sot. Mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë, kurrë pallate. Do përndiqen tani ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur. Në fund, dua të falënderoj qindra burra që po luftojnë me zjarret ende, të zjarrëfikësve, të shërbimit pyjor, të ushtrisë. Dua të falënderoj edhe vullnetarët e angazhuar me ta! Pyjet e kullotat janë tonat, të të gjithëve”, tha Braçe.

6 komente në “Situata nga zjarret, reagon ashpër Braçe: Autorët do përndiqen ligjërisht, kurrë s’do pranohen projekte pallatesh mbi pyllin e djegur”

  1. Predatori says:

    Mirë e ke ti, po Lideri Suprem çfarë thotë? Atij në endërr i dalin vetëm PPP.

  2. Morri i kuq says:

    ?Ooooo CHIWAWA!

  3. Liri says:

    FOLI DHE HARABELI I KENETES,PO NUK E PJERDH DJALI I ANETES.

  4. qytetari says:

    Dil or me ne fund nga inkubatori i kryeministrrise,sic ta kerkon detyra prej,se nuk eshte shkaku i zjarrit per te krijuar vende ndertimi,por duke qene masive ne gjithe Shqiperine,dhe ne te njejten kohe,tregon qe zjarrevenesi eshte e njejta dore dhe pikerisht kjo vjen mbas ndryshimeve kushtetuese dhe predhat e vetingut,(qe shpresojme qe te mos jene shashka si me pare),po i ndjejne tek kembet ndragheta e shpellave.

  5. Ed says:

    BRAVO BRACE. PUNE TE VESHTIRE KENI NGA TA ZINI ME PARE E MORET NE KUOTEN NEN ZERO MINUS. KUSH PYESTE PER PYLLIN NE KOHEN E NANO-META APO PER GURORET OSE GERQELNICAT QE PRISHNIN BAZEN.E KALAVE MIJRA VJECARE. SHKATRIM ME PLANIFIKIM NE BEOGRAD

  6. Artan says:

    Po ky pse nuk bertet per pallatet ne Tirane. U dha leja ne Maj per te liqeni, toka e universitetit i kaloi oligarkeve kollaj fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje