Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e disa pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. Në deklaratën për median polica bën me dije se pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
“Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).
Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:
• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
• 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;
• 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;
• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;
• 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;
• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;
• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;
• Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);
• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;
Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.”– njofton policia.
(TemA)
Po ta linit e ca do kishte blere gjithe Shqiperine ?
Cfare do te thote sonte Sonila?????
Jane te korruptuar edhe nderkombetaret????
Dje tere histeri thoshin nje jave hetime Po sonte cdo te prrallisin?????
Ai deri dje eshte ushqyer me gjize, vaj ullini dhe hudhra. As e rrun fare, e fillon prap….
He …ku ti gjesh, po te jene edhe bio,….ku ka ushqim me te mire.
Po dihet si vihet pasuria ne shqiperi….perse une nuk jam i pasur? Dhe ti tjetri…une jam gati per pension dhe akoma skam shtepi….punoj dhe jetoj me ato qe marr…nuk del…dhe dy pune kam bere…nate dite…cuditem me Sonilen …asaj si ben pershtypje te caje bythen per lek..eu…ben komente qe thua populli ha bar…
Po tani Zonja Sonila dhe shpirtziu Abilekaj çfare do bilbilosni.
Jeni te dy as me shume e as me pak veçse avokate te krimit.Biles ky Abilekaj eshte specialist per te mbrojtur politikanet e korruptuar e vrases.
Abilekajt i kane ngel bolet e presidentit ne goje.
Person me i peshtire nuk ka
Jam i prirur te besoj punen e institucioneve ligjzbatuese SPAK dhe Policine. Aq me shume qe puna me kete mafioz duhej filluar qysh kur rezultonte me dy emra te ndryshem. Edhe pse vone me mire vone se kurre. Te besojme ne nje fillim te mbare.
Por ama nuk duhet te ndodh si ne rastet e tjera psh Henri Cilin. I fryn gjerat dhe u be nje mal dhe ne fund plasi si nje flluske sapuni. Atehere do ju them qe keto organe jane te korruptuara dhe duhet qe ne vend te ketij mafiozi te futen ne burg te gjithe ato qe e krijuan dhe te denohen sipas viteve qe parashokoheshin per kete mafioz. Vetem atehere do te bindem qe ketu punohet me zemer.
Soooniii ,ç’thotë Xhemali moj Sanie he mos qaj ti Sanie ,pastaj Xhemali ja bëri vetes,si ka faj njeri,e di ti Sanie atë shprejehen ….. kur u bë mbret vari babanë e vet, apo kur gjeti kos leu bythën,prandaj ikë sa s’të ka zënë breshri,tisanie lekët i ke marrë,kështu që çalltis gjej ndonjë Xhemal apo Bexhet tjetër,se ka të tillë sa të duash kazani,ti po je ustalleshë për t’i mjelë këta,bile je më e mirë dhe se Nafie Dybeku, hajt mos u mërzit dhe mos qaj më se na i këpute telat fare dhe ne teleshikuesve të tv Xhemalit.
He moj Sanije moj Sanije fat pe muti paske patur,po prap mos u mërzit se çimi i Pekajve nuk të lë ty o ylli xhemaljano,bexhetian të shkosh kot ,apo sje në lulen e rinisë.,sapo kanë filluar të të çelin sythet ,po të lë Qimi i Pekajve ty të vyshkesh ,as mos të të shkojë në mënd,pastaj atje ke dhe atë krastën atë gazetarin e madh ..rrogat jua jep Shkëlzeni i bacës sali vetëm aman se mos tërheq këmbën zvarrë(ishalla) dhe na i bashkon dhe qimin e shkëdhenin me Xhemali e kompani ,se pastaj baca nuk të cënon të drejtat e gazetarit por të çon në botën tjetërm. Hap sytë Sanie kujdes.
Ore po kjo Sonia nuk punoja n.q.s. pronari nuk ka një “xh” në emër. Besoj se tani do kërkojë të gjejë një tjetër, për shembull Xhixhi. Yyyyyyp Xhixhi!
Hallall hetuesve tane apo nderkombetare! Vazhdoni keshtu!
Ikni o legena se keni mbaruar do beni lufte ju breke grisur me amerikanet
Bravo policis se nuk eshte e leht te merresh me ksi lloj eskobaresh. Sado te mbrohet politikisht bisht qeni (trafikant droge) do mbetet dhe ky esht fakt
Or taj jane rrena,ndigjoni mue.
Saliu ja ka certifikuar pasurine ketij el chapos.
Si ka mundesi te gjithe kriminelet si saliu e ilirfloriri marin ne mbrojtje cdo kriminel qe kapet dhe e quajne sulm politik
Brenda ketyre pasurive Jane edhe perqindjet qe marrin ndyresira Sali dhe haleja tjeter Ilir Mut shtangisti.Ketu nuk perjashtohen perqindjet fillestare ne kohen e fillimit te aktivitetit ku sekseret ndoshta Zeni Apo Gita me studiot ligjore te viocidolit.Shikoni reagimet e tyre dhe kuptohet se sa ju dhembe shpirti per popullin.
S’ka nga e leviz bythen Ylli Ndroqo dhe Sonilka Meçka,se jane perball fakteve te pamohueshme.A i q….gomari ato qe kaperxejn pragun.Maskarenj.
BENI KUJDESE , SE PERPARA SE TE BEHEJ BIZNESMEN KA QENE HOXHE .PRANDAJE MOSE BENI GJYNAHE,ME I MARRE PASURINE.
TEKE KY U NGJALLE EDHE FLORIRI ,DHE SONILA ,QE TE DY ME TE NJEJTEN DIAGNOZE .
Kalbeni mafiozin qe te mos e shohe me driten e diellit. C’jane keta njerez te rendomte qe vene pasuri perrallore. Sigurisht qe Ilir Meta eshte vene ne mbrojtje te mafiozeve pasi merr pakot me euro prej tyre per te financuar partine e tij te degjeneruar. Me vjen mire te pakten Basha nuk e ka mbeshtetur kete mafioz. Te shikojme c’fare qendrimi do te mbaje ne te ardhmen.
hahahah, dikush tha per kete vemje eskobar, ehhh, c’fare eskobari eshte ai, ai eshte nje kalbesire. Shikoni se si do te zberthehet shume shpejt. Ne 18 muaj e kane shoshitur mire kete dylber. Do ta martojne se shpejti.