Një ditë pasi u zgjodhën anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë, kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku.
Takimi që ka zgjatur për rreth 90 minuta, ka pasur në fokus punë e këtij komisioni dhe kriteret e vlerësimit të emrave të propozuara për kandidatë, ku do të përcaktojnë dhe listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Pas takimit, Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Në një deklaratë për mediat, Ruli tha se beson qe Basha eshte hapur me ne fund.
“Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë.
Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”, tha Ruli.
Jo mor Rryl Lyl,pd u kthye nga Sali krimineli ne detashment kriminal, ka bere shume krime, pudrosja nuk e amniston,duhet shperber dhe denuar kryekrimineli i Vicidolit.
O Genc Ruli ti për pak ministër e ke dredhur gjithmonë. Nuk do e dredhësh dhe tani. E kanë marrë vesh dhe kalamajt çar lëpirës pështyme je.