Të kuqtë mposhtin në finale Devollin 4 – 3 pas 120 minutash lojë duke rregjistruar një sukses historik
Partizani B nga sezoni 2020 – 2021 do të jetë një prej ekipeve pjesmarrës në Kategorinë e Parë.
Në takimin final luajtur sot pasdite në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, të kuqtë falë suksesit 4 – 3 me gola të Llanaj, Bardhit dhe Bitrit kanë mposhtur pas 120 minutash Devollin duke realizuar objektivin madhor.
Një rezultat fantastik ky për të besuarit e trainerit Dritan Mehmeti , që konkretizuan në mënyrën më pozitive objektivin e përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, falë edhe mbështetjes dhe impenjimit të të gjithë drejtuesve të klubit dhe veçanërisht të Presidentit Demi.
Partizani B konfirmohet edhe si e para skuadër B e cila do të konkurojë në Kategorinë e Parë për sezonin e ri 2020 – 2021.
Vetem ne albanistan ndodhin kto cudira sepse ne asnje kampionat skuadra b nuk ka te drejte te ngjitet ne kategorin superiore pavarsisht pjesmarjen ne kategorite e me poshtme, Don duka nxjer rregulla te tjera ajo federat eshte ti besh nje mut te madh ju qifsha rracen,,,