Portali i Shkëlzen Berishës "rehabiliton" Arminën: Ka simpatinë e publikut, është një nga emrat më të njohur në Shqipëri. Po shijon ditët e nxehta në bregdet

6 Gusht 2020, 18:21Lifestyle TEMA

Portali i familjes Berisha ka bërë një tentativë për të rehabilituar imazhin e të dashurës së Shkëlzen Berishës Armina Mevlani.

Fill pasi kjo e fundit u kritikua nga ndjekësit për ironinë me shpërthimin në Hiroshima, portali ka përcjellë një lajm ku i thurr elozhe bukuroshes.

Media e djalit të Berishës, qetëson shqiptarët duke i thënë se ajo po bën pushime dhe po shijon ditët e nxehta në bregdet.

Ndërkohë për ta, bukuroshja ka simpatinë e publikut dhe se është një nga emrat më të njohur në Shqipëri, por pa sqaruar se për çfarë është e njohur.

“Ajo është një nga emrat më të njohur në Shqipëri.

Armina Mevlani duke qenë se ka simpatinë e publikut,  ajo qëndron aktive në rrjete sociale aty ku edhe publikon imazhe të ndryshme edhe nga përditshmëria.

Së fundmi, nga plazhi publikoi imazhe teksa është duke i shijuar ditët e nxehta në bregdet.

Sigurisht se komentet ishin të shumta pasi ajo dukej tejet seksi”, shkruan portali familjar që mesa duket është “eksituar” mjaftueshëm nga “boronica” e Shkëlzenit.  (TemA)

1 komente në “Portali i Shkëlzen Berishës “rehabiliton” Arminën: Ka simpatinë e publikut, është një nga emrat më të njohur në Shqipëri. Po shijon ditët e nxehta në bregdet”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    Pse nuk e beni deputet mor amani! Ka per tja ngrit….. moralin deputeteve te opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje