Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet?

8 Gusht 2020, 15:44Blog TEMA

Mentor Kikia 

Pa u menduar shumë, do të thoja se do ti përzë të gjithë të korruptuarit dhe të këqijtë nga zyrat e shtetit. Por kjo nuk është e mundur të bëhet ashtu, si me magji.

Megjithatë, ajo që do të bëja me siguri, është që nuk do të vidhja vetë asnjë kacidhe, dhe pastaj do ti “bija” duarve pa frikë dhe me forcë, gjithkujt që do ti zgjaste ato në mall të shtetit.

Por ajo të cilës do tia kushtoja energjitë më të mëdha do të ishte sistemi arsimor.

Ajo që do të bëja në mënyrën më serioze, do të ishte ndërtimi i një sistemi me themele të shëndosha edukimi dhe arsimimi.

Do ti rrisja dinjitetin mësuesit dhe shkollës, që prej saj të dilnin njerëz jo vetëm të zotë, por mbi të gjitha të edukuar, si qytetarë dhe atdhetarë. Për tu bërë njerëz që nuk kanë asnjë drojë të thonë me zë të lartë se e duan vendin e tyre.

Do të “ngrija në këmbë” të tërë mekinerinë shtetërore, e do ti jepja fund shëmtisë së ndotjes së mjedisit me plehra nëpër këmbë, nga maja e malit në fund të detit.

E di që kjo është vetëm një ëndërr.

Edhe pse nuk kam gjë në dorë, unë mendoj se gjithkush duhet të mendojë sikur e ka pushtetin e tij dhe duhet ta ushtrojë atë, duke vepruar vetë si qytetar e atdhetar, e duke ngritur zërin e tij.

8 komente në “Çfarë do të bëja nëse do të kisha një ditë pushtet?”

  1. Kreshniku says:

    Realiteti nga imagjinata janë si nata me ditën. Të bësh kriterin është gjëja më e lehtë, në një vend ku 80 përqind e njerzëve nuk e zbatojnë ligjin. Nuk ka polici që i mban hapë shqiptarët. Tranzicioni i zgjatur, sidomos 1997, shkatërroj njeriun shqiptar. Tani është shumë e vështirë, me gjithë përpjekjet pozitive të qeverisë

  2. Bashkimi says:

    E gjeta un : do vidhje , do mashtroje ter njerzin , do vrisje per interesin tend , do beje para me taksat tona , do beje vil ne gjirin e lalzit , do talleshe me ne dhe do beje sikur keputeshe ne byth per ket popull neper stacione tv, edhe me kryesorja do shaje nga mengjesi ne dark Enver Hoxhen dhe komunizmin , meqe na moren shpirtin te terve ne pun te garantuar per aq koh sa e jetuam. do beje dhe biznes me boronica, se per pak harrova , nuk do te kapte kurr ligji , do ishe si kta qe jan sot.

  3. Fredi says:

    O KIKIA kto qe do doje te beje ti miku im ne i kishim para 90tes te tera mer burr , ateher çfar mutin kerkuam , nese do beje kto qe thua , do te therrisnin komunist diktator kriminel te fjales lir dhe do te etiketonin kriminel te demokracis , do te luftonin si te padeshirushem se maskarenjt e sotem i urrejn ata qe duan te bejn kto qe do beje ti , kta per kte u gezuan qe iku PPSHja se nuk i linte te vidhnin mashtronin prostituonin te benin drog te tradhtonin dhe shanin atdheun , kto qe do doje ti te tera i kishim ne koh te PPSHs pa perjashtim , shkolla pa hile me kualitet te lart qe noten duhet ta meritoje , ne arken e shtetit kush vidhte nje milion e nje lek te asaj kohe hante plumbin dhe skish bir kurve te ngacmonte parat e popullit , sa dhe ata qe ndanin rrogat neper ndermarje kishte qe vinin vetem me 10 milion lek ne çant nga banka me autobuz dhe nuk kish burr ti hidhte syt , jo ti afrohej , apo ke harruar , mesuesit ishin njerzit me me integritet ne kte vend , qe na edukonin me atdhedashurin dhe rrespektin per njeri tjetrin sa dhe sot brezi jon i kujtojm me shum rrespekt , kto kishte sistemi shkuar qe ne e shajm sot nga mengjesi ne dark , thjesht vetem qe ti bejm qefin hajdutve mashtrusve maskarenjve antishqiptarve kriminelve drogmenve prostitutave dhe cfardo lloj muti pa vler qe esht ne kte vend , per ti ber qefin maskarenjve morem veten ne qaf me duket , se njerzit qe vuajten nga koha PPSHs ishin pikerisht kta njerzit me njemilion vese qe nuk donin shtet por anarshi totale , ky esht realiteti . Te tera kto qe thua ti do doja ti beja dhe un por me po te kisha nuk del gjekundi .

  4. Predatori says:

    Këto hijena që kemi në politikë nuk do të të kishin lënë asnjë ditë në pushtet ty.

  5. qytetari says:

    Kikija,del shpesh dhe na nxjerre gjoksin e tij si kokosh dhe ze e kendon maje plehu,duke pare larg dhe shet moral ne pozicion pordhaci te vogel,qe nuk do te shikoje tek kembet e tij :
    Kikija,se pari na thuaj,cfare lloj papastertira ka atje ku punon ti si gazetar dhe qe perben A-ne e moralit personal dhe te profesionit tend.
    Nqse ke bythe,te permendesh dhe nje te mete ne punen e bosit tend,ahere ne do te fillojme te besojme kakarisjet e tua ne vazhdim.
    Ndryshe vazhdo duke ulur koken ne kotecin qe te hedh therrimet dhe mos kakaris si kaposh budalla per kotece te tjere.

  6. ironia says:

    femija qe po puth flamurin tani asht tu vjedh vendin e vet

  7. ironia says:

    femija qe po puth flamurin tani asht tu vjedh vendin e vet ……..

  8. qytetari says:

    Numeri i komenteve:
    7=4
    Temes vazhdon tja bej llogarit luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje