FOTOT: E motra në luftë me kancerin, vëllai pret flokët që të mos ndihet e vetme

9 Gusht 2020, 18:59Lifestyle TEMA
FOTOT: E motra në luftë me kancerin, vëllai pret flokët

Kohen Bowden nuk kishte nevojë për fjalë për t’i thënë motrës së tij të vogël Lula Beth, e cila është duke luftuar kancerin, se ai është aty për të. Kohen vendosi që t’i qethë flokë plotësisht, pasi motra e tij u diagnostikua me kancer. Lula Beth duhej t’i nënshtrohej një operacioni si dhe të kryente disa trajtime kimioterapie, sipas Bright Side.

Pasi Kohen zbuloi se motra e tij do të duhej të priste flokët, ai kërkoi të bënte të njëjtën gjë. Jo vetëm kaq, ai madje lejoi që motra e tij 3-vjeçare t’i priste ato. Nëna e tyre, një fotografe me profesion, kapi këtë moment të veçantë mes tyre dhe ndau fotot e çmuara në internet.

Nëna e 3-vjeçares rrëfen momentin ku i është dashur t’i shpjegojë së bijës se duhet të priste flokët, dhe për habinë e saj, përgjigjja e Lula Beth ishte: “Le ta bëjmë tani!“. Ajo tregon se vendosi të përcjellë një mesazh në internet duke shkruar: “Kanceri është i ashpër! ⁣ Luftoni si një fëmijë.” Luftoni si lulja ime. Ajo është heroina ime. Ajo ishte e destinuar të luftonte dhe të frymëzonte.

3 komente në “FOTOT: E motra në luftë me kancerin, vëllai pret flokët që të mos ndihet e vetme”

  1. Baca-Bajram says:

    Ky lajm i vogelushes qe me kurajon e saj dhe deshiren per jeten lufton kancerin eshte prekes. Urimet me te mira per sherim te shpejt… Keto jane lajme qe kane nje vlere frymezuese dhe jo Lajmet qe lexojm per dit se ku i kalon pushimet Armina, apo sa her u pallua Jace me futbollistin…

  2. !! says:

    Nga emri Kohen, te jep pershtypjen se asht familje Hebreje.
    Nuk ka komb ne bote qe ka kontribu ne shkenca, ma shume se kombi apo popullsia Hebreje.
    5 % e te gjitha çmimeve Nobel, jane marre nga pjestar te popullsise Hebreje.
    Ne propocjon me popullsine, Hebrejt jane kombi qe ka marre ma teper çmime Nobel, se asnje komb tjeter ne bote.

  3. Theatre and Drama says:

    Sherim sa me te shpejte vogelushes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje