“Goal.com” speciale për Ngo: Zoti i asisteve, viktima e Van Dajk, fans i Balotelit. Refuzoi Tiranën prej Liverpulit

10 Gusht 2020, 10:40Sport TEMA

Majkëll Ngo ia arriti qëllimit që i kishte vënë vetes. I transferuar në radhët e Tiranës 3 vite më parë kur ishte ende larg formës optimale sportive, sulmuesi anglez është shfaqur përsëri në nivelet më të larta duke u shfaqur vendimtar e jo vetëm me gola.

Së fundmi ai ka refuzuar ofertën e Tiranës dhe sipas “Goal.com”, e ka bërë këtë pasi ëndërron që të kthehet përsëri protagonist në futbollin anglez, me fanellën e Liverpulit.

Portali i njohur sporti, në versionin gjermanisht, i ka kushtuar një speciale Ngo, duke treguar historinë e tij që nga akademia e Liverpulit e deri te Tirana, duke u ndalur te etapat e karrierës si dëmtimi që pësoi në përballjen me Van Dajk, apo faktin se mban numrin 45 si Mario Baloteli.

Portali i njohur tregon se si Tirana, ku ai u shpall kampion duke shënuar gola e duke qenë njeriu-asist i skuadrës, i ka bërë një ofertë rinovimi dyvjeçar Ngo, por ky i fundti e ka refuzuar dhe nuk ka ndër mend që të luajë më në futbollin shqiptar.

Objektivi i tij i ri tani është që të kthehet të veshë përsëri fanellën e Liverpulit, ndaj synon që të kthehet në futbollin anglez për të rifilluar ngjitjen një nga një të shkallëve drejt ëndrrës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje