Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm.
Mediat kosovare shkruajnë se Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Në aksident janë përfshirë tre automjete.
Endrit Thaçi është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është kthyer në banesën e tij. Një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ende në spital. Identiteti i tij nuk dihet.
Shkaku i këtij aksidenti nuk dihet.
Njoftimi i policisë
Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut.
Do ket qene turni i trete ne fabrike..eshte kthyer i lodhur
Ka qebe turni i trete ne fabrike..i lodhur