Ramush Haradinaj shpall zyrtarisht kandidaturën për president: Dua ta pasoj unë Thaçin, është nder dhe privilegj për mua

12 Gusht 2020, 18:39Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për president të Kosovës.

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që kryetari i kësaj partie të jetë kandidat për kreun e ri të shtetit.

Pas takimit të KD-së së AAK-së, nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi atij aktual, Hashim Thaçi, për pak muaj i përfundon mandati.

“Edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, prapëseprapë për disa muaj, 4 apo 5 do të duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK-ja nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se s’do të mund ta zgjedhim presidentin. Shpresojmë që partitë të mund të gjejnë rrugën për të zgjedhur presidentin e ri. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për president. Këto do t’i shqyrtojmë. Edhe me partnerë edhe parti të tjera”, ka thënë ai për gazetarët. “Ka zëra shumë të fuqishëm, mos të them shumica dërmuese, por se a do të jetë apo jo, duhet të ketë vendim në institucionet e partisë”.

Ndërkaq në një njoftim për media, AAK-ja ka thënë se Këshilli Drejtues ka autorizuar Haradinajn që në emër të partisë të zhvillojë “çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës. Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj”.

Pas mbledhjes ka reaguar edhe kryetari i kësaj partie. Haradinaj ka thënë se e konsideron përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë autorizimin që Këshilli Drejtues i bëri atij për të qenë kandidat për president, “nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës”.

Në njoftimin e AAK-së s’është përmendur mundësia që Partia Demokratike e Kosovës të hyjë në Qeveri, ndërsa Gjini ka thënë se edhe për të pranuar një gjë të tillë apo jo duhet të ketë vendim të organeve udhëheqëse të partisë.

Kjo parti është shprehur edhe për çështjen e dialogut, për çka kishte shprehur mosbesim ndaj partnerit kryesor në koalicionin qeverisës, LDK-së. AAK-ja ka thënë se nuk përkrah “dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës”.

“AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim. Aleanca do të jetë si gjithmonë konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në anën tjetër, Gjini pas mbledhjes ka thënë se kritikat e partisë dhe të kreut të saj karshi partnerit, nuk nënkuptojnë mosmbështetje.

5 komente në “Ramush Haradinaj shpall zyrtarisht kandidaturën për president: Dua ta pasoj unë Thaçin, është nder dhe privilegj për mua”

  1. Baliu says:

    Nder dhe privilegje, por “harron” te thot edhe obligime. Mandej vjen kishku i trete – Lima e Nastradinit, reciklim i “komandantave”.

    1. Balisiq Baliu says:

      Opet ti “pisku materinu” Baliu Serbi prej Mitrovice vazhdon te hedhesh helmin Serb mbi luftetaret e lirise? Cte keqe ka qe “komandantet” te riciklohen?! Edhe vet ju Serbet ne vend te Millosheviqit, zgjodhet perseri nje Minister te tij. Pse ty te pelqen qe ne krye te Serbise te jene ish ministrat e Millosheviqit dhe nuk do qe “luftetaret” e lirise se Kosoves te vihen ne krye te Kosoves?
      Me siguri ty do te te pelqente qe ne krye te Kosoves te ricikloheshin spiunet e Serbit. Pellcit si daulle or serb i ndyre. Iku koha kur Kosoven e drejtonit me dhenduret spiune te Serbise. Sot Kosova ka djemte e vet dhe per ne eshte nje plus m madh qe Presidenti i ardhshem te kete qene edhe Luftetar kunder Serbise dhe mik me Ameriken. Ti or serb, vetem sa i shton shancet Haradinit per tu zgjedhur. Haradini eshte nje kompleks me shume pikepyetje, por cilesia e tij me e mire eshte pikerisht lufta e tij per clirimin e Kosoves. Ti or mut nuk flet per Haradinin por per “komandantet”. Kjo tregon se ju serbet i shikoni “komandantet” tane edhe ne ender.
      Te lutem na thuaj qe kush eshte per ty ai qe do e bente me mire punen e Presidentit. Si idjot prej Serbie qe je do na ndihmoje te zbulonim edhe nje tjeter spiun.

  2. Vare per shqet says:

    Je patriot keshtu qe e ploteson kriterin kryesor. Te tjerat jan pune me kacavide….

  3. Lani says:

    Me ty president Kosoven e merr lumi e pale ku e çon?

  4. Igor says:

    Or zoteri Hajradinaj ri i qete dhe si luftetare dote keshe ma shum simpati prej popullit ,ti e provove nji here si kryeminister ,a e lexove dje gazeten qe nji deputet i partis tende ishte miljoner kurse ka familje ne Kosove qe nuk kan edhe buken ,qysh ka mundesi qe ne nji shtet si Kosova ku jeton me ndihmat e huaja dhe ju jeni miljonere,per shembull presidenti i Serbise Vucici e ka rogen 1250 euro dhe si nji shtet ma i pasur ne rajon,kurse ne Kosove nji deputet mer 2000 euro duhet tju vjen turp ndaj popullit,por mos haroni se te huajt jua kan zbuluar taktikat e juaja dhe per ate terhiqen nga njoftimi i Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje