Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ditën e nesërme, rreth orës 12:00 do t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaervit.
Zoran Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, e cila ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e njoftoi presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend dhe për zgjedhjen e Qeverisë.