Kosova është shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, por jo edhe politikanët e saj.
Në shtetin ku papunësia dhe varfëria sillen rreth shifrës 30%, janë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë pasuria prej dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë të pasurisë, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri prej rreth 1 miliardë euro.
Padyshim deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.
I dyti nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Kosovës është Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro.
Deputeti i tretë më i pasur i Kuvendit është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro, raporton “Front Online”.
Vetëm tre deputetë të Kuvendit, Pacolli, Dreshaj dhe Abrashi kanë pasuri prej hiç më pak se 800 milionë euro.
Deputetja e LDK-së, Saranda Musliu, ka deklaruar pasuri prej 7 milionë euro, bashkëpartiaku i Musliut, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar 2.2 milionë euro pasuri, Pal Lekaj i AAK-së rreth 2 milionë euro, Valon Ramadani i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar 3.3 milionë euro pasuri, etj.
Përndryshe, derisa pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrinë në shifrën prej rreth 1 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i shtetit është mbi 2 miliardë euro.
Vellezer mos u skandalizoni . Ky eshte kapitalizmi. Kjo eshte ajo qe quhet thellim i pabarazise ne kapitalizem
E tmerrshme!!!
Cfare p… e sëmës duan në kuvend keta?! Ta rrjepin edhe atë pak buxhet qe ka populli i varfer?
Hë më ju lumtë rroçka…po bëni gare me bythqirat e Shqiperise????
Per Pacollin dihet tash e sa vite qe eshte miljoner, dreshaj n’a mbiu si paqurka pas shiut, abrashi dihej se e kishte babain drejtor ne Trepça,po lista po vazhdojka me “varfanjak” te LDK-s dhe pal lekajn e AAK-s i cili qenka varferuar per rreth 4 miljon,por e quditshme si pska gjetur strehe valon murati ne VV se,kur dihet se VV ishte kunder miljonereve dhe zaten duke sulmuar ata ka ardhur ne pushtet, ne fund te fundit ska asgje te keqe nga miljoberat deputet por eshte e quditshme se si asnje nga jeta pos Pacollit nuk ndajne asnje cent per rastet humanitare,apo per femijet e semure,pa dashur te quditem se a ka dikush nga shteti qe tju kerkoj informata se si u ban miljoner,te pakten tu japin nje ide qytetareve se si mund te arrijne rrugen te behen te pasur,JO miljoner sepse vendi i deputetit eshte i zanun mos e prek.