Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shfrytëzuar rastin që të kërkojë që edhe negociatat mes Kosovës dhe Serbisë të bëhen nën udhëheqjen e SHBA-së.
Duke rishpërndarë në Twitter një postim të presidentit amerikan, Donald Trump, ministrja Haradinaj ka shkruar: “Mirëpres Deklaratën e përbashkët mes Izraelit dhe EBA-së për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. L
idershipi nga SHBA-ja është krucial për arritjen e përparimeve diplomatike që kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen në mbarë botën. Marrëveshja finale Kosovë-Serbi po ashtu duhet të ndërmjetësohet nga lidershipi i SHBA-së”.
Po n.q.s. Amerika thote vrafshi veten,s’du te marr pjese,si i bohet?
Ah moj ministre mos u prononco pa menduar A e di se Kosova nuk eshte ne Afrike apo Azi por ne zemer te Europes ??Kosova duhet te integrohet ne BE dhe nepermjet ketij integrimi realizohet defakto zhdukja e kufijve midis shqiptareve ne Ballkan Kjo eshte e vetmja rruge realiste drejt bashkimit te shqiptareve Te tjerat jane endrra utopike Prandaj politika kosovare dhe shqiptare nuk duhet ta ndaje kurre BE nga SHBA Kaq e thjeshte eshte