Historia shokuese: Gruaja e fotografit të njohur arrestohet për vrasjen e të birit autik 10-vjeçar

17 Gusht 2020, 18:26Lifestyle TEMA
Historia shokuese: Gruaja e fotografit të njohur arrestohet për

Një fotograf i njohur britanik i bënte sot homazh djalit të tij 10-vjeçar me paaftësi që u gjet i vrarë në shtëpinë e tij, ndërsa për aktin e rende është akuzuar e ëma.

Dean Freeman tha se djali i tij Dylan ishte një fëmijë ‘i mrekullueshëm, inteligjent, kurioz dhe artistik’, dhe kishte shijuar çdo moment që kishte kaluar me të.

Gruaja e tij me të cilën është divorcuar Olga Freeman, 40 vjeçe, u paraqit sot në gjykatë e akuzuar për vrasjen.

Policia tha se kishte gjetur Dylan të vdekur në shtëpinë e familjen në zonën luksoze Acton, në perëndim të Londrës. Fqinjët thonin se fëmija kishte autizëm të rëndë, përdorte karrige me rrota për të lëvizur dhe nuk mund të fliste.

Babai tij Freeman njihet në botën britanike të fotografisë së personazheve të njohur si David Beckham apo Spice Girls.

Ai është i biri i ilustruesit Robert Freeman, që ka realizuar disa nga kopertinat e albumeve më të famshëm, përfshi dhe grupin The Beatles.

Zonja Freeman, e cila është me origjinë ruse nga Moska, është e regjistruar si banore e shtëpisë, që arrin vlerën 700 000 euro. Një nga fqinjët tha se ajo dhe zoti Freeman ishin ndarë prej disa kohësh.

Një prej ish-kujdestarëve të fëmijës, banori lokal Rakesh Shukla tha se kishte hequr dorë nga detyra pasi kërkesa ishte shumë e madhe.

25 që jeton gjithashtu në Acton, tha: “Ai kishte shumë paaftësi, nuk mund të fliste dhe i ndodhnin shpërthime të papritura të humorit kur niste të godiste me këmbë e me duar si dhe qëllonte me gjërat që kishte pranë.

Detyra ime ta çoja në park për nja dy orë në mënyrë që Olga të kishte pak kohë për veten. E bëra vetëm tre apo katër herë, ishte shumë për mua, u detyrova t’i them se nuk mund të vazhdoja.

Ishte shumë stresuese, nuk mund ta imagjinoj sesi mund të ketë qenë për të”.

Një tjetër fqinj Gillian Fisher, 34 vjeçare, tha: “Edhe për ta çuar në shkollën e veçantë ai përdorte karrocën me rrota dhe një furgon të specializuar”.

3 komente në “Historia shokuese: Gruaja e fotografit të njohur arrestohet për vrasjen e të birit autik 10-vjeçar”

  1. Titaniku says:

    Armiqte me te eger te shqiptareve jane shqiptaret vete.Ky “flm” vazhdimisht vjell vrer kunder popullit te tij. Te pakten te shkruaje serbisht apo greqisht qe te justifikohet.
    Dhe e fundit se shume i permbajtur u trgova:Nese me shan ne komentet e tij bastarde motren,gruan e gjith farefisin ku ti kete

  2. Adi says:

    O “gazetar” nese nuk do te thuash autik sic edhe e ka diagnozen semundja qe ka pasur femija, thuaj me aftesi te kufizuara, me nevoja te vecanta a ku di une po jo me paaftesi se ka krejt tjeter kuptim

  3. Voroshillov says:

    NJE “NENE” PERBINDESHE …

    Si mund te vritet femija autist ?
    Si !?
    Apo e ka penguar ne misionet e saj ne sherbim te RIA-s apo GRU- s se Putinit ?
    Nje “nene” Perbindeshe qe meriton nje denim shembullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje