Pak fjalë, shumë tinguj

18 Gusht 2020, 12:48Blog TEMA

Pse zgjodha të shkruaj për Beethovenin

Nga Laura Lila*

Sepse, më së pari, ky emër më ka shoqëruar nga klasa e parë dhe deri tani. Si të ishte njeri i familjes sime, ka qenë i pranishëm në çdo hap të hedhur nga unë në rrugëtimin e gjatë e të mundshëm të artit.

Veçse nga lartësia e viteve ka një ndryshim thelbësor: sot arrij ta kuptoj, pse Beethoven ka qenë e mbetet një fanar për cdo muzikant dhe artist, edhe pse nga lindja e tij ka kaluar një çerek mijëvjeçari. Kur luaj një vepër të tij, ndiej peshën historike e emocionale, energjinë universale të këtij kompozitori gjigant. Në kujtimet personale, të botuara nga miku i tij F. Schiller, Beethoven thotë: “Nuk duhet thjesht të praktikojmë artin; duhet të kërkojmë rrugën drejt sekreteve të tij”.

Pikërisht kjo është arsyeja, pse në këtë 250 vjetor të këtij kolosi të muzikës klasike, vendosa të luaj një nga veprat më të vështira të tij. Më punën kërkimore, punë për  diplomimin dhe mbylljen e një cikili të rëndësishëm arsimor, jam përpjekur të shpjegoj në mënyrë sa më shteruese, pse kjo vepër është aq interesante.

Por, do dëshiroja të shtoja se, në këtë përvjetor, Beethoven më ka kthyer edhe njëherë në atë periudhë lulëzimi të muzikës klasike. Edhe mbas një mali vitesh, muzika e tij vazhdon dhe luhet, nëpër programe shkollore, koncerte etj, pa rënë asnjë fije nga madhështia e vet.

Sot, ne mund të shprehim veç mirënjohje ndaj këtij gjeniu, vecanërisht për sonatat e tij, të cilat shënojnë një përparim në kufinjtë e përsosmërisë të formës muzikore më të interpretuar të repertorit pianistik. Si pianiste dhe një performuese e këtyre veprave, ndiej detyrimin të them faleminderit për të gjitha ato melodi të mrekullueshme që ka lënë si trashëgimi të vyer.

Pas gjithë kësaj kohe, Beethoven vazhdon të ketë ndikimin e tij të fuqishëm në muzikën klasike. Por pyetja që unë shtroj është: si ka arritur kjo muzikë të çajë nëpërmjet shekujve? Si ka ndikuar ajo në formimin e shoqërisë, por dhe të popujve të ndryshëm?

Kjo ‘’rrugë drejt sekreteve të artit’’, është fanari të cilin i kam vënë vetes detyrë të ndjek, për të vazhduar më tej kërkimin tim.

*Pianiste

7 komente në “Pak fjalë, shumë tinguj”

  1. Agim says:

    Shume bukur! Vajzat si kjo jane VIP-et e verteta te kohes sone! Ato te tjerat, qe i reklamon media si VIP-e…..! Me mire nuk po shkruaj gje!

  2. elvira says:

    Na pelqejne kur shkruhet per kompozitoret …..

  3. Bambi says:

    Urime goces. Suksese dhe mbare ta befte zoti kudo qe te jesh.
    Kto jane shembujt qe gazeta duhet te promovoje. Ky duhet te jete modeli qe duhet te ndjekin femijet tane.
    Faleminderit.

  4. Lola says:

    Bravo Laura je nje artiste!
    Suksesi te te ndjeke ne cdo hap te karrieres tende.???

  5. Thank you says:

    Te lutem, vazhdo te botosh kerkimet e tua qe te mund te kuptojme dhe ne qe nuk e njohim aq shume Bethoven por qe na cudit pergjigja pyetjes se “si ka care kjo muzike per cerek mijevjecari”

  6. qytetari says:

    Me vjen keq per kete gazel,qe nuk don te dije se ne cfare zooparku pa gardhe jeton,ku gjithe turma animale,zgjohet me detyrim qe ne pese te sabahut,me germat e pergjumura arabisht te shkretetires,,mbasandaj fillojne vete te angullijne,te lehin dhe te kafshojne njeri tjetrin,deri sa te bjere akshami.

  7. Diana says:

    I urojme suksese ne jete pianistes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje