FOTOT/ Nevina Shtyllën e "turpërojnë" në Instagram, bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale

19 Gusht 2020, 10:00Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nevina Shtyllën e "turpërojnë" në

Moderatorja, Nevina Shtylla ka rënë pre e një mashtrimi ku është përdorur emri i saj.

Ajo ka zbuluar në instastory se dikush është shtirur si ajo.

Nevina ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

“Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në ‘Instastory’.

Nevina ka publikuar edhe një foto të bisedës së bërë në emrin e saj, duke treguar se shpreson që njerëzit të mos kenë rënë preh e këtij mashtrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje