Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në ‘Facebook’ se të gjitha qeveritë e botës kanë nisur lëvizjet për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit, por vetëm “qeveria jonë nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e saj”.
Mesazhi i Bashës:
Të gjithë e kemi të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshën të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pandemisë covid-19. Synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit covid-19 sapo të jetë gati vaksina.
Për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish. BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj.
Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës.
Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!
Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.
Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.
Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.
Edhe njëherë përsëris thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së. Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej tij.
SHBA dhe BE? Uauu ky na duhet krieminister ne,djale me bole ky ,rivalizon me te medhenjte,.O zot i madh, pse na ke denu kaq fort ne shqiptareve????
Edhe ne, a i vrare, ne BE jemi. BE ka porositur rreth 300 milione vaksina, aq sa eshte popullsia e Europes. Apo,…..
Loja me Ramen për te genjyer shqiptaret.
O legen lulushi, ti duhet te jesh nr 1 kunder vaksines sepse e dime te gjithë cfare vaksinash jane këto, apo kerkon te shfarosesh shqiptaret mor I paftyre.
Ky nga nje ane thote se vaksina duhet. Nga ana tjeter shoqeria e tij civile organizon protesta kunder vaksines. Hajde merre vesh kete pllaken e gramafonit me dy regjistrime te ndryshme ne te dyia anet.
Pp do gjejnë vaksina për femijet e tu e per zahon dhe për gjithë ju rrobqirat e politikes.
Po hollanda i ka porosit ?? Se te fusim ty mik te hollandezet.