Prej vitit 2015, pothuajse asnjë banor i qytetit të Flint, në Miçigan, nuk ka guximin për të pirë ose gatuar me ujin e çezmës. Shumë prej tyre, madje, hezitojnë edhe të lahen me të.
Por ndërkohë që problemi i tyre madhor do të zgjidhet së shpejti me transferimin e ujësjellësit në një burim të pastër, secili prej tyre do të ketë të drejtë për një dëmshpërblim domethënës, nga më të mëdhenjtë e historisë së Shteteve të Bashkuara.
Historia filloi në vitin 2014, kur autoritetet e ujësjellësit transferuan burimin e qytetit nga liqeni Huron te lumi Flint.
Një vit më vonë, mjekët vendas ngritën alarmin mbi nivelin e lartë të plumbit në gjakun e fëmijëve në Flint, dhe shkaku kryesor u identifikua pikërisht te uji.
Sipas hulumtimeve të mëtejshme, pikërisht një punim jo konform standardit të sigurisë kishte lejuar që terreni i pasur me plumb të kalonte përmes tubacioneve të ndryshkura, duke përfunduar në rrjet bashkë edhe me elemente të tjera të rrezikshme.
Pasojat në disa raste ishin dramatike, ku një vatër e asaj që quhet “sëmundja e legjionarëve” (Legionellosis) shpërtheu përreth qytetit, duke shkaktuar disa të vdekur dhe dhjetëra shtrime në spital.
Pas më shumë se një viti beteje gjyqësore, tashmë Gjykata e Miçiganit i ka dhënë të drejtën e dëmshpërblimit banorëve të qytetit, që sipas dëmtimit shëndetësor që kanë marrë do të ndajnë rreth 600 milionë dollarë.
Cfar lidhje ka ky lajme per Shqiperin dhe shqipetaret?
As ti qe ke shkruar nuk e di ku ndodhet Flint ne Michigan (mund ta dish vetem ne se banon ne Michigan)