Në një intervistë për mediat në Beograd, Vuk Drashkoviç lider i partisë SPO, ka folur për situatën e përgjithshme të krijimit dhe më pas shkatërrimit të Jugosllavisë, për luftërat në ish- Jugosllavi dhe për Kosovën.
“Personalisht mendoj se statusi përfundimtar për Kosovën është zgjidhur para 14 viteve, bazuar në rezolutën 1244 dhe asokohe kemi marr një dokument të shkëlqyer si bazë të marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës edhe Serbisë” ka thënë Drashkoviç.
Ai theksoi se “s’kemi marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës sepse nuk po flasim prefektët e dy qyteteve dhe ky është një iluzion.
Popullit i jepet mashtrimi se këto bisedime që udhëhiqen janë bisedime mes Serbisë dhe krahinës së saj. E assesi mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, që shteti nuk e njeh, por i duhet të arrije marrëveshje” tha ai.
Drashkoviç nënvizoi se “dokumenti i Ahtisarit ka sjell tek ajo që shqiptarët e Kosovës së pari hoqën dorë nga flamuri, shteti edhe himni”.
“Ky ishte presion i fuqishëm i Amerikës. Kanë heq dorë nga synimet që të bashkohen me Shqipërinë. Kanë pranuar që në të gjithë territorin e Kosovës gjuha dhe shkrimi cirilik të jetë i barabartë me gjuhën shqipe dhe shkrimin. Pranuan që pasuria e kishave edhe manastireve të jetë pronë e SPC me seli në Beograd.
Që ato të ruhen e mbrohen nga njësitet speciale ku komandant të jetë serbi. Që 40 kisha e manastire të formohen si zona të mbrojtura, ku shqiptarët nuk guxojnë të vendosen dhe të lejohen aty.
U formua zinxhiri i komunave të re me shumicë jo shqiptare, serbëve iu garantuan 10 vende deputeti dhe dy ministri. Shumë më tepër mund të arrihet me bisedime dhe në momentin kur Kosova e Serbia hynë në BE, nuk do ketë asnjë kufi” tha ai.
Sipas Drashkoviç: “Kosova është nj mit i shpikur, i mrekullueshëm për literaturë, por i shpikur”.
Ky sharlatan politik paska filluar të bie në rënie të lirë,si duket graviteti paska filluar t’i reagoj dhe ta vendos me këmbë në tokë.Në vitet e “90 të shekullit të kaluar ky monstrum prej shkrimtari ka manifestuar atë tip intelektuali politikan që e ke pasur vështirë të e dallosh nëse është shkrimtarë i shekullit njëzet apo një prift gjykatës inkuizitator i shekullit pesëmbëdhjetë.Në diskursin dhe vokabularin e tjë politiko-propagandistik kanë dominuar figura e sintagma kishtare e nacional shoveniste.Ky lolo shkrimtarë ka qenë në qiellin e tetë dhe tani me sa duket humbja historike ka filluar të e tokëzojë pas njëzetë viteve.
Jetojne akoma mbetjet Chetnike….or Vuk Trapi,,,,nuk e kupton se nuk ke gjene me elementare ne kosove,,,serbet ,,jane bere sa nje fshat….te vjen inat,Po pellcit o sllav i rusise….Po republika srpska qenka brenda standarteve dhe kosova jo…hajde merre kosoven a ke byth o plakush…Po do te gjej si Marko Gjuric do ikesh i turperuar..
Ka të drejt, shqiptarët e kosovës si Haradinaj dhe Albin Kurti jan kundër bashkimit me sShqipërin nën bashkimin me Ballkanin Perëndimor, ata për inat të Sërbit nuk e duan bashkimin me shqipërinë por pranojn të ndërrojnë SIMBOLEZ SHËNJTA PËR TË CILAT VDIQ ADEM JASHARI E MIJRA TË TJERË NE UÇK DHE NDËR VITE, FLAMURIN E SHËNJT; HIMNIN KOMBËTAR dhe KOMBËTAREN E FUTBOLLIT!!!!
Ka të drejt, shqiptarët e kosovës si Haradinaj dhe Albin Kurti jan kundër bashkimit me sShqipërin nën bashkimin me Ballkanin Perëndimor, ata për inat të Sërbit nuk e duan bashkimin me shqipërinë por pranojn të ndërrojnë SIMBOLEZ SHËNJTA PËR TË CILAT VDIQ ADEM JASHARI E MIJRA TË TJERË NE UÇK DHE NDËR VITE, FLAMURIN E SHËNJT; HIMNIN KOMBËTAR dhe KOMBËTAREN E FUTBOLLIT!!!!