Talat Xhaferi pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit, post të cilin e fitoi edhe një mandat katërvjeçar, i falënderoi për besimin 62 deputetët të cilët u ndalën pas zgjedhjes së tij por edhe deputetë e opozitës të cilët, sipas tij dhanë kontributin e tyre për pasurimin e debatit demokratik.
Postimi i plotë!
Do të jem Kryetar i të gjithë 120 deputetëve!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të falënderoj për detyrën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të përgjegjshme që ma besoni, të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetar i dhomës ligjvënëse, dhomës së qytetarëve, me çka më jepni në dije se kontributi im i deritanishëm në ndërtimin e një institucioni funksional dhe një dhome realisht të hapur për Ju është valorizuar dhe respektuar, dhe kjo paraqet nder të veçantë dhe kënaqësi.
Dëshiroj t’ju siguroj se edhe angazhimi im i ardhshëm në krye të dhomës ligjvënëse do të jetë në drejtimin e njëjtë, mirëpo, i pasuruar për një përvojë më shumë, a gjithsesi, edhe në kushte tjera, më të volitshme për vendin tonë, i cili sot është anëtar i plotfuqishëm i Aleancës NATO, me kornizë të miratuar për negocim me Bashkimin Evropian për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në familjen evropiane.
Ju faleminderit,
Me mbështetjen Tuaj, asnjë qëllim nuk është i paarritshëm,
Partia Demokratike e Shqiperise nuk e njeh kryetarin e Ri te Parlamentit te Maqedonis se Veriut. 43 vota kunder eshte arsyeja, largimi i disa deputetëve është fyese për kombin shqiptar, ndaj kelyshet e Millosheviçit te mos e kruajn me ne se rrembejm territorin e Shqiperis.