Haradinaj sqaron pse e do patjetër postin e Presidentit: Shansi i vetëm që AAK të mbetet në qeveri, bisedova dhe me Thaçin

21 Gusht 2020, 10:19Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e tij për president të vendit.

Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Sa herë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se për zgjedhjen e presidentit të ri, domosdoshmërisht duhet të futet në koalicion edhe një parti tjetër.

“E vetmja mënyrë për zgjedhjen e presidentit është futja e një partie tjetër në koalicion”, shtoi Harradinaj.

3 komente në “Haradinaj sqaron pse e do patjetër postin e Presidentit: Shansi i vetëm që AAK të mbetet në qeveri, bisedova dhe me Thaçin”

  1. Fredi says:

    Turp i botes tallen serbet me keta hajvana.Haradinaj eshte lopcar.Vetem coban mund te punoje ai kokqyp.

  2. hasani says:

    Aman more me kete debil, mbeti kosova per kete, se nuk ka politikane te tjere te shkolluar e me kulture, qe te zgjedhi nje gdhe km.

  3. Demiri says:

    Bobo, imagjinoni nje shpellar nga surrati dhe nga inteligjenca te behet president. Keto jane gabimet e politikes dhe te popullit nese pyetet, qe koha e ketyre qe thone bera luften dhe tani kerkojne shperblim gjith jetes dhe ate qe dua une e kur dua une. Mos, se nuk mundet nje shtet te perfaqesohet me nje qe njeri qe vetem dhe mundesine e dhenies tij per shoqerine, do ishte nje firme rojesh objektesh. Shikoni ç’far ndodh me shqiperine, me nje president ku e kaluara dhe e ardhmja e tije, eshte te perçaje dhe te nxise urrejtje mes shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje