Përfundon studimi: Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 milionë euro

21 Gusht 2020, 09:13Rajoni TEMA

Me përfundimin e gazsjellësit TAP, nëse Shqipëria i shfrytëzon mirë mundësitë, ka gjasa të shndërrohet në distributorin kryesor të gazit në Rajonin e Ballkanit, i cili aktualisht nuk bën pjesë në linjat europianë të transmetimit.

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për tu shtrirë më tej në Serbi.

Studimi paraprak ka treguar se përfundimi i projektit do të kushtojë 211 milionë euro. Gjysma e shumës do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Shqipëri-Kosovë synon të krijojë një rrugë të re furnizimi me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik i transportuar nga Tubacioni Trans Adriatik për  në veri-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Serbisë.

Kjo linjë është planifikuar të lidhet sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transmetimit të gazit në Shqipëri me sistemin e ardhshëm të transmetimit të gazit në Kosovë, si dhe me linjat e degës lindore të Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë.

Korniza e investimeve të Ballkanit siguroi një grant prej 300,000 euro për studimin e para-fisibilitetit për projektin, i cili tashmë ka përfunduar.

Nëse ndërtohet, projekti do të mundësojë gazifikimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu do të sigurojë një furnizim me kosto të ulët dhe ndikim të ulët në mjedis në raport me drutë e zjarrit, qymyrin dhe vajrat e naftës.

Pas vlerësimit të tregut të mundshëm të gazit në Kosovë dhe Shqipëri, u morën në konsideratë opsione të ndryshme të shtrirjes, duke përfshirë shtrirjen e rrjetit edhe ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

Zhvillimet e fundit në tregun e gazit në Evropë dhe ndërtimi i Gazsjellësit TAP si korridor për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik në Evropë kanë krijuar kushtet për futjen e gazit natyror në tregjet e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më tepër, Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) synon të krijojë një rrugë të re furnizimi për gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe Deti Kaspik në veri, përgjatë bregdetit Adriatik. Ndërsa linja Shqipëri-Kosovë (ALKOGAP) do të ndërlidhet me këto dy tubacione të planifikuara të transmetimit të gazit që do t’i shërbejnë Shqipërisë.

2 komente në “Përfundon studimi: Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 milionë euro”

  1. Papi says:

    Ska shume rendesi se ku kalon gazi gjurma e tij si perfitim ka vetem qirane ku kalon
    Me kryesorja eshte sesa e zonja eshte qeveria te siguroje sasine e gazit ne kete gjurme
    Psh sa eshte perqindja e krejt prurjes qe siguroi shqiperia ne gazsjellsin TAP?
    Kur ta botoni do kuptoni sesa te zonja kane qene qeverite tona ne fazen fillestare te bisedimeve

  2. Ilo says:

    Po studim se sa kliente mund te lidhen ne kete linje ka, ketu nuk thuhet asgje, Kush eshte si budalla qe do hedhe 211 milione euro per njw treg te pasigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje