Përplasja me turqit shkakton 'tërmet' në Athinë, kryeministrin e 'tradhton' i besuari i tij. Erdogan përdor fjalën "luftë" për herë të parë

20 Gusht 2020, 10:33Rajoni TEMA

Këshilltari mbi sigurinë i kryeminsitrit grek Mitsotakis dha dorëheqjen gjatë ditës së djeshme pas një deklarate, e cila shkaktoi tërmet në Athinë.

Admirali Alexandros Diakopoulos tha ndër të tjera se anija turke “Oruç Reis” ishte duke kryer kërkime në Egjeun Lindor përgjatë gjithë ditëve që ajo po qendron atje, një pozicion i kundërt ky me deklaratat e deritanishme të ushtrisë greke se anija turke nuk mundej që të kryente kërkime për shkak të zhurmës që shkaktohej nga anijet e tjera aty pranë

Siç raporton “Zougla“, pikërisht kjo e “çarë” në mendim dhe qendrim të qeverisë greke ndaj zhvillimeve me Turqinë ka bërë që të ketë reagime ndaj deklaratës së Admiralit Diakopoulos, i cili konfirmoi të kundërtën e asaj që Greqia ka pretenduar deri më tani.

“Të mos gënjejmë veten”, mësohet të jetë shprehur ai, sipas mediave greke, duke shkaktuar shqetësim në ambientet e Kryeministrisë greke. Për këtë arsye, ai paraqiti dorëheqjen, e cila u pranua nga ana e Mitsotakis.

Kjo tregon edhe pikëpamjet e ndryshme në menaxhimin e krizës mes qeverisë greke dhe këshilltarit të sigurisë.

Vetë Admirali Diakopoulou e njoftoi dorëheqjen e tij përmes një letre, në të cilën shkruante:

Deklarata ime një ditë më parë shkaktoi konfuzion dhe krijoi shqetësim për kryeministrin dhe qeverinë, por nuk ishte aspak qëllimi im. 

Unë i kam shërbyer vendit tim për dekada me radhë dhe kam marrë përsipër përgjegjësitë e mia. 

Prandaj, jap dorëheqjen nga posti i këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit. 

Do të vazhdoj të ndihmoj atdhen në çdo mënyrë që të mundem”.

Prej disa ditësh, anija turke “Oruç Reis” është duke lundruar në ujërat e kontestuara mes Turqisë dhe Greqisë.

Turqia pretendon se po kryhen kërkime për gaz, ndërsa Greqia thekson se kryerja e kërkimeve është e pamundur teknikisht pasi në zonë ka shumë anije të tjera që shkaktojnë zhurmë në det duke mos lejuar aparaturat që të punojnë siç duhet.

Presidenti turk Erdogan, tha një ditë më parë se asnjë kërcënim nuk mund ta pengojë Turqinë të kërkojë burime natyrore në Mesdheun lindor.

“Turqia është e vendosur të kërkojë përmbushjen e të drejtave të saj në Mesdheun lindor dhe asnjë fuqi apo kërcënim kolonial nuk mund të na pengojë të kërkojmë burime të naftës dhe gazit natyror që besohet të ekzistojnë në rajon,” tha ai në një fjalim në Ankara, duke theksuar se Turqia dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë.

Nga ana tjetër, Erdogan përmendi për herë të parë fjalën “luftë”, kur tha se “lufta e Turqisë në fronte të ndryshme nga Mesdheu Lindor deri në Libi nuk është vetëm luftë për të drejtat e vendit, por edhe për të ardhmen”. 

14 komente në “Përplasja me turqit shkakton ‘tërmet’ në Athinë, kryeministrin e ‘tradhton’ i besuari i tij. Erdogan përdor fjalën “luftë” për herë të parë”

  1. Ben 80 lekshi says:

    Ky ishte spiun turk … asgje sna pengon ne marshimin tone drejt Kostaninopojes .

    1. Mo says:

      Ben lleshi aj ta muar gjysmen e qipros dhe po kerkon gaz ne ujrat greke ndersa ti flet per konstandinpojen. Ku bahet luft nje popull 15 milionesh me tjetrin qe ka 70milion?

    2. Dhimitri says:

      Me leshe ne dore dhe rroten mbrapa Greket e kapin Konstandinopojen

  2. Ensuar says:

    Erdoganin e kane tradhetu edhe Arabia Saudite bashke me egjiptin, duket se interesat e tyre ne gjirin persik bien ndresh me interesat osmane, duhet nje lufte qe ti jap zhvillim ekonomi rajonit

    1. Grekeqiri says:

      Lol, pse habitesh? Grekeqiret rrenjet ne Egjipt dhe Arabi i kane dhe kete e dine shume mire. Prandaj gjithe bota i ka trajtuar si te legena dhe duke i bere karikature jevgjish dembele dhe pederasta me shume lesh.

  3. Fatossi says:

    Do te kete ulerima te medha ne te grekqine

  4. Ndreka says:

    Ahaa Oruç Reis vazhdoka kerkimet.
    Ahaa Turqia qenka shume e forte thone ekspertet e botes.
    Ahaa me hire a pa hire, Greqia do u ulka ne bisedime per te ndare drejte hapesirat detare me Turqine.
    Ju duket habi, por ne plaste lufta ne mesdhe, sigurisht per shkak te sjelljes hileqare te Greqise dhe nxitesve te saj, Turqia kurre nuk ka per te dale humbese.
    Kete e kane kuptuar shume mire, ata qe kerkojne te nxisin gjurulldi ne rajon.
    E ka kuptuar dhe Gjermania, qe cdo dite qe kalon, po behet gjithnje dhe me e ndergjegjeshme se Turqia ka plotesisht te drejte.
    Dhe komentuesit e gjurulldise ja paskan mbathur.

  5. Papi says:

    Aleksander dhjaku- poulou
    Nuk e flas greqishten por isha kurioz nese fjala dhjak eshte e njejte ne greqisht?
    Sa per dorheqjen asgje e re sa here qe eshte hapur konflikti me turqine pushteti grek eshte krisur kur ra dhe junta ushtarake ne rastin e qipros ska qeveri te mbijetoje nese gjendja do perkeqsohet
    Arsyeja eshte po ajo duke mos qene te gatshem per lufte braktisin sheshin

  6. Bureto says:

    Është thënë nga një politika: ‘Lufta pastron halet e paqes’. Nga një tjetër është thënë se ‘luftrat janë fenomene shoqërore’ dhe kështu si gjithë fenomenet, edhe pse përpjekjet mund të jenë maksimale, jo gjithmonë ndalen. Le të shpresojmë që rasti i konfliktit për burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, të zgjidhen me një marrëveshje ndërkombëtare të drejtë, që t’i kënaqë të gjitha palët. OKB dhe NATO, secila në fushën e vet, duhet të intesifikojnë përgatitjet e tryezës së bisedimeve. Turqia, sipas Erdogan, është e gatshme.

  7. demokrati says:

    kete tha dhe Aleksander Marku nga Athina, operacioni i Orucit po pengohej nga zhurma.Kujtova se ishte lajm per te mbajtur me gajret djelmt qe rropaten neper portale dhe jo per shoqerine greke.Perderisa nje gomarllek i tille nuk eshte kaperdire nga gjenerali do te thote se politika greke ka humbur lidhjen me realitetin.Greqia duhet te hape rruge arsyes dhe komunikimit.Politika e pergjegjshme duhet te shmange nacionalizmin vulgar me te cilen Greqia perfaqesohet edhe ne Parlamentin Europian dhe nuk i ben nder atdheut te Bubulines,Mjaulit dhe Xhavelles.Vetem pasardhesit e tyre mund te hapen dhembe per dhemb me Pasardhesit e Orucit, ashtu si 1821 kur dalloheshin veten nga qeleshet, karamanlist e soji turko orthodoks tyre te ardhur ne 1920 te presin oren e bekuar

  8. Abdulla ejvalla says:

    @ ben 80 lekshi je i madh ,coje cmimin e biletes se humorit.Ka ike koha 80 lekshit ,e kane cue pazarit bethq* e janulles.

  9. Emigranti Athine says:

    Sikur kishte “nje vije te kuqe” athina.?! Ajo u shkel pse nuk reagon, apo leviz lepuri ne batk .? E dini si tha ky keshilltari per kete . Nuk mund te kete “pak me barre” .!!

  10. Emigranti Athine says:

    Sikur kishte “nje vije te kuqe” athina.?! Ajo u shkel pse nuk reagon, apo leviz lepuri ne bark .? E dini si tha ky keshilltari per kete . Nuk mund te kete “pak me barre” .!!

  11. shabani says:

    Boll me keto artikuj qesharak lufte nuk ka per te pasur kurre te dy palet si pjerdh njeri,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje