Paratë e Maqedonisë Veriore në duart e shqiptarëve, gazetari maqedonas: Apartejd ekonomik!

20 Gusht 2020, 12:28Rajoni TEMA

Buxheti dhe paratë në Maqedoninë e Veriut do të jenë nën menaxhimin dhe kontrollin e tre zyrtarëve të lartë qeveritarë, të cilët do të kujdesen për ekonominë dhe financat e vendit.

Në Qeverinë e re që pritet të marrë dritë jeshile në Kuvend financat dhe ekonominë do t’i kenë tre ministra shqiptarë, dy nga BDI dhe një i propozuar nga LSDM, thotë agjencia e lajmeve INA.

Fatmir Besimi do të jetë ministër i financave, çka e bën këtë herën e dytë që një shqiptar mban postin në fjalë që nga pavarësia e vendit. Kreshnik Bekteshi do të jetë ministër i ekonomisë dhe Fatmir Bytyci,  zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, i propozuar nga LSDM.

Emërimet e tyre në këtë detyrë vijnë në një periudhë të vështirë për vendin që përballet me pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj në rrafshin financiar dhe ekonomik, si dhe me rritjen e borxhit të jashtëm.

Caktimi i kuadrove shqiptare në pozita të tilla kycë në qeveri nuk kaloi pa reagime në rrjetet sociale.

Gazetari maqedonas Ljupço Zlatev ka shkruar se kjo nënkupton një apartejd ekonomik, ku maqedonasit paguajnë tatime, që shqiptarët t’i harxhojnë paratë. Sipas tij, të gjithë portofolat ekonomikë janë në duart e ministrave shqiptarë.

2 komente në “Paratë e Maqedonisë Veriore në duart e shqiptarëve, gazetari maqedonas: Apartejd ekonomik!”

  1. F. Pazoku says:

    Kohë dreqi!

    Nuk do duhej aspak konkurimi në bazë etnie, race. Jo, por vetëm konkurencë idesh. Bota demokratike funksionon pikërisht në gara idesh, ide të cilat pasqyrohen në programe dhe kur votohesh për të qeverisur i zbaton. Kështu ka vepruar politika klasike dhe vazhdon të funksionojë politika e sotme botërore në vendet e demokracisë elitare. Unë, edhe pse jam i gëzuar për faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk ndihem mirë për këtë lloj politike që ndan etnikisht popullin. Kuptohet, nga faji i ekstremistëve maqedonas ka lindur kjo rrymë e padëshirueshme. Të majtët sllavë e të majtët shqiptarë do të duheshin të aderonin e të fuqizonin një Parti. Kur ka nuanca e rryma politike miste, përsëri aderimi në to do duhej të ishte sllave e shqiptarë bashkë. Por bota ku jetojmë është kaq e përçarë sa duket sikur unë shqiptari i Shqipërisë kërkoj qiqra në hell, në vend që të gëzohem më shumë për këtë fuqizim të shqiptarëve në Maqedoni! Gjithsesi, e kisha një këshillë për shqiptarët e pushtetshëm të Shkupit: Mos veproni me njëanëshmëri, por me ndershmëri e devotshmëri! Urime!

  2. qytetar says:

    Keta funderrinatr qe hiqen si maqedonas nuk jane gje tjeter pos bullgare te cilet kane mbi 2000 e ca vjet qe kane ardhur ne Ballkan nga Mongolia .I njejti prodhim mongol safi jane dhe vllehet qe here hiqen si rumune here si bullgare ,here si greke e here si maqedone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje