Vaksina e Covid do të jetë falas për shqiptarët: Injektimi s'do të jetë i detyrueshëm

21 Gusht 2020, 17:34Sociale TEMA

Vaksina kundër koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën shqiptare kur ajo të dalë në treg.

Mesohet se injektimi i vaksinës nuk do të jetë i detyrueshëm, por ata që duan ta bëjnë do ta përfitojnë kundrejt asnjë pagesë.

Specialistja e shëndetit publik, Silva Bino, gjatë inaugurimit të Qendrës Shëndetësore në Kombinat bëri me dije se ende nuk ka një vaksinë gati por shteti shqiptar është në bisedime me disa vende.

“Akoma bota nuk ka një vaskinë të sigurt. Janë 7 vaksina të cilate kanë kaluar fazën e dytë. 

Janë vaksina tepër premtuese. Është një iniciativë botërore, që është iniciativa e Kovaksit, që është një aleancë mes shumë vendëve dhe natyrisht nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

Natyrisht ka iniciativa të Bashkimit Europian, të cilat do të vlerësohen natyrisht dhe ne do të sjellim atë vaksinë që është efikase”.

Për të forcuar imunitetin e popullates, ministrja Manastirliu tha se do të nisë injektimi i vaksinës së gripit sezonal për grupet e riskut që është gjithashtu falas:

“Qeveria shqiptare vijon të jetë e angazhuar për mbulimin falas të kalendarit të vaksinave duke përfshirë edhe këtë vit sikurse ka bërë edhe vitet e shkuara, shumfishimin e vaksinave të gripit”.

Vaksina e gripit prej disa vitesh është ofruar falas në poliklinika për të moshuarit dhe personat në nevojë.

2 komente në “Vaksina e Covid do të jetë falas për shqiptarët: Injektimi s’do të jetë i detyrueshëm”

  1. rexha 10 says:

    PO BEJNE TREGTI EDHE ME VAKSINEN QE TE KTHEHEN SHQIPTARET PER TA BERE GRATIS.
    RRINI NE VENDET KU JENI SE DO TIA KRIPIN BILETAT E AVIONEVE ,APO ANIJAVE. NE ATE VENDE NUKE MERRE VESHTE I PARI TE DYTIN.LIGJET ATJE JANE PER FAKIRAT .KOTE NUKE JANE SHTUAR MILIONERET E RINJEKU TE PIJNE GJAKUN ME PARATE ME FAJDE,OSE PAGUAJ PICEN QE TE BESHE AKTIVITETE. KJO ESHTE EKSPEIENCA E KRYEMINISTRAVE SHQIPTARE PASE DEMOKRACISE ME NE KRYE PRESIDENTIN LIKE FLORIRIN.

  2. Kim été says:

    Do ishte më mir e kunderta, vaksina me pages dhe për të gjithë (përfshi dhe kafshet shtepiake)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje