Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington

22 Gusht 2020, 11:53Rajoni TEMA

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën pritet të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit në Uashington.

 Ani pse ky qëllim i mirë nuk ka gjetur zbatim, përkundër ndërmjetësimit para 10 muajsh të të deleguarit për dialogun, Richard Grenell, shpresat janë të mëdha që kësaj here të implementohen në kryeqendrën e ShBA-së.

Shefi i dikasterit të këtyre fushave, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë për KosovaPress se gjitha indikacionet qojnë se letrat e qëllimit të mirë do të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Unë shpresoj që po, indikacionet e para duke përfshirë edhe takimin që është dashur të jetë në qershor kanë qenë që takimi do të jetë krye-këputur i ndërlidhur me ekonomi, si të zhvillojmë ekonominë e Ballkanit. Çka mund të bëhet më shumë që popujt të bashkëveprojnë në aspektin ekonomik më shumë në mënyrë që të ulen tensionet politike. Propozimet tona kanë qenë disa, duke përfshirë edhe këto dyja, hekurudha dhe autostrada për Merdare, pastaj që vazhdon gjithsesi. Prandaj shpresoj që edhe në takimin e shtatorit në tavolinë do të jenë edhe këto projekte qoftë bashkëfinancim ose hua-marrje. Pra qeveria e Kosovës është e gatshme të merr edhe hua marrje për financimin e këtyre projekteve jetike. Por gjithësi edhe të bashkëfinancime nëse ka vullnet të tillë. Prandaj këto projekte nuk mund të them në plotë që do të realizohen, por janë gjitha indikacionet që do të hasim në mirëkuptim dhe projektet e tilla do të prezantohen atje”, thotë ai.

Krahas ministrit, konkretizim të lidhjeve ekonomike me Serbinë sheh edhe profesori universitar i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, i cili thotë se duhet të fuqizohet ideja që nën sponsorizimin e ShBA-së të arrihen këto marrëveshje.

Janë treguar disa iniciativa nën sponsorimi e ShBA-së sidomos për lidhjen ajrore, infrastrukturën për lidhjet tjera ekonomike që kanë rëndësi të madhe për jetën ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Është e vërtet se deri tash asgjë nuk ka ndodhur, por unë besoj që në takimin e ardhshëm në ShBA të dyja palët, nën moderimin e ShBA-ve duhet të futen në një agjendë që këto marrëveshje të bëhen realitet. Sidomos fillimi i linjës ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit respektivisht Kosovës dhe Serbisë dhe fillimi i krijimit të lidhjeve tjera siç është rasti me hekurudhën të tilla gjëra kërkojnë investime të konsiderueshme. Prandaj besoj që në kuadër të këtyre bisedimeve do të fuqizohet edhe më tepër kjo agjendë”, thotë ai.

Ndërkaq, Violeta Haxholli nga KDI-ja thotë se letrat e qëllimi të mirë duhet të shndërrohen në veprime konkrete.

Letrat e qëllimit që janë arritur normalisht të konkretizohen në veprime konkrete nga ana e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që ketë përpjekje të arrihet ai normalizimi i shumëkërkuar”, tha ai.

Pas një takimi në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në fillim të shtatorit do të takohen në Uashington në ndërmjetësimin e të deleguarit për dialogun, Richard Grenell. Derisa një takim në kryeqendrën e ShBA-së në qershor është anuluar pas propozim aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

4 komente në “Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington”

  1. Kim été says:

    SHBA kërkon te permisoj marrdheniet me Serbin duke demtuar Kosovën.

    1. Pellazgu says:

      Kosoven nuk e Demton njeri pervec se lidereve te saj.
      Ka 150 vjet qe si Shqiperia, Kosova, Maqedonia ka ne krye si lider Spiune, Armiq te Kombit, te Shitur, Dhe Injorant.
      Prandaj shpejt o Shqipe, te pastrojme kancerin sa me shpejt te jete e mundur. Dhe Zvicra e Ballkanit te lumuturoj perseri. Shqiponja nje dite do ta kafshoj gjarprin she do ta hedhi ne gremine si nje plehre. Rrofte populli pellazg!!!

  2. eshte hile diku ketu mos i besoni trump hales ai eshte putin i 2 ,,,

  3. Fatosi-kosove says:

    Eshte e tmershme kur shef lideret tane se si ngarendin te takohen me serbine dhe nuk kane asnje vije te kuqe, nderkohe qe jo vetem nuk komunikojne mes veti por edhe urrejne njani tjetrin, shifni sa her flet osmanka nga goja nxjerr vetem sharje,fyerje e akuza ndaj presidentit Thaqi dhe shume ish ushtareve te uçk-s,pastaj Albin Kurti nuk la poshtersi pa perdorur kunder Thaqit se per vartesit e tij abazi,konjufca apo disa qe skane asnje vleré njerezore nuk e vlene as te flitet,por se kur ishte kryeminister krijoj ekipin (futbollistik) me ne krye veten, dhe ne golle osmanken, presidentin sa per s’y e faqe, dhe disa qe me shume i konvenojne serbise sesa kosoves, poashtu edhe hoti po sillet si Kurti duke injoruar tersisht presidentin dhe PDK-n per te vetmin qellim,duke pare anderr se vuqiqi e trajton si kryeminister dhe se per hâter te tij dhe isa mustafes do ta njoh kosoven,gje qe e k arhane dhe deshmuar se nuk ka respektuar asnje marreveshje deri me sot, andaj Propaganda se shkon ne amerike per ta sjellur pavaresine jane prralla pa kryp siq edhe agjenda e caktuar per “bisedime” per 3 marreveshje ekonomike do te jeté vetem nje shetitje deri ne amerike sepse serbia-vuqiqi e thot qarte se nuk ka bisedime vetem dialog se si te rikthehet serbia ne kosove, dhe quditerisht kta lideret tane gjejne kohe ta akuzojne njani tjetrin dhe festojne kur serbia ngreh aktakuza ndaj atyre qe luftuan kunder serbise dhe per qlirimin e vendit, metode kjo e praktikuar gjate viteve 80 kur shume shiftari deshmonin tek okupatori se si ai apo ajo Kane shkruar parollen kosova republike,apo se Jane seperatiste e irredentist,duke u paraqitur edhe deshmitar apo shume here edhe gjykates qe denonin shqiptare ne émer te popullit (serb), te titellet mhrisht sot i kemi ne pozita kyqe dhe po orvaten ta rikthejne kosoven aty ku e do vuqiqi e shesheli por fatkeqesisht edhe osmanka me shoket e bratstvo jedinstvo-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje