Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit 13 persona e kanë humbur betejën nga kororavirusi, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 480.
Nga 406 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, kanë rezultuar pozitivë 99 prej tyre.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 480 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12.547