Ndarja nga jeta e ish kryebashkiakut të Përmetit, Meta shpreh ngushëllimet: I nderuar që e pata një nga miqtë më të mirë

24 Gusht 2020, 12:15Sociale TEMA

Ditën e sotme është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19 Dhimtër Nasi, kryebashkiaku i parë i bashkisë Përmet në vitet 1992-1996.

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e të ndjerit.

Ai thotë se ndihet i nderuar që e kishte Nasin një nga miqtë më të mirë.

“Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri!

Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!

Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shembuj si i Dhimitrit!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo!

U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik”, shkruan Meta.

2 komente në “Ndarja nga jeta e ish kryebashkiakut të Përmetit, Meta shpreh ngushëllimet: I nderuar që e pata një nga miqtë më të mirë”

  1. qytetar says:

    sa gjynah qe paska qene miku yt me i mire . Nuk e imagjinoj te kesh kesh mik ti vecse ….
    Ndjeste paste !!!

  2. hasani says:

    I ndjeri ndjese paste, por si mender president duhet ti varesh nje teneqe nga ato qe jep ti perdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje